Lajme Shqip

Përkrahje për hir të euro-integrimeve

Qëndrimet e partive për marrëveshjen Integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO është arsyeja kryesore që partitë politike përkrahin marrëveshjen mes qeverisë së Maqedonisë dhe Greqisë. Ende pa u shpallur e njëjta, Bashkimi Demokratik për Integrim, si partner qeverisës, ishte i pari që deklaroi se do të mbështesë vendimin e Qeverisë për mbylljen e çështjes së emrit. “Biseduam për pozicionet tona, për sfidat, dhe kryesia e ngushtë, pas atij referimi, solli vendimin që të mbështesë fuqimisht dhe plotësisht vendimin e Qeverisë dhe pozicionet e Qeverisë për mbylljen e këtij kontesti shumëvjeçar”, tha Bujar Osmani, BDI. Nga Lëvizja “Besa” e Gashit thonë se në parim e mbështesin marrëveshjen por me qëndrim zyrtar për këtë do të dalin pasi t’i mësojnë detajet, shkruan tv21.tv “Parimisht e mbështesim çdo zgjidhje që nuk i cenon interesat e shqiptarëve dhe të qytetarëve të tjerë, që e zgjidh kontestin me emrin e shtetit, që hapë perspektivë zhvillimore për qytetarët dhe mundëson i..

Read More »

Rruga e lumit te Vlores perfundon brenda dy vitesh

Në vjeshtë të këtij viti do të përfundojë asfaltimi i 23 kilometrave të segmentit të parë të Bypassit që lidh Vlorën me Peshkëpinë dhe Gjormin. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci inspektoi punimet në këtë kantier dhe tha se shumë shpejt do të nisin punimet për të përfunduar edhe dy lotët e tjerë të rrugës. “Është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë. Është një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë dhe siç u informova nga Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, procedurat për dy lotët e tjera janë drejt përfundimit, do të thotë që brenda këtij viti ose le të themi maksimumi fillim vitin tjetër do të nisin punimet edhe për segmentet e mbetura”. Projekti i rrugës së lumit të Vlorës do të përfundojë brenda dy viteve. “Brenda dy viteve kjo rrugë do të jetë tërësisht e përfunduar dhe do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë zonën e L..

Read More »

Ora News – Fevziu sqaron dilemën midis Klan dhe Top-t

Subscribe në Ora News këtu Gazetari njohur Blendi Fevziu, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News i ka dhënë fund dilemave se ku do të jetë sezonin e ardhshëm. Fevziu: Unë kam qenë mes një tundimi për një projekt shumë interesant që në Top ka nisur të zbatojë Ben Blushi dhe tërheqjes emocionale ndaj një televizioni ku kam qenë prej 20 vjetësh pa pasur kurrë një shqetësim nga ato që shumë prej kolegëve kanë. Unë kam thënë që kjo nuk është një zgjedhje racionale, pati ato zgjidhen kollaj. Ka qenë një zgjidhje emocionale. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën. Për më shumë lexoni në: The post Ora News – Fevziu sqaron dilemën midis Klan dhe Top-t appeared first on ABC24.AL.

Read More »

Ne Shtepine Tone, 6 Qershor 2018, Pjesa 2 – Midhja

Midhjet konsiderohen si e ardhmja e industrisë së produkteve të detit në Shqipëri. Vitet e fundit po kultivohen midhje edhe në Shëngjin, përveç se në Butrint. Ndërsa në botë, Kina është një nga prodhuesit më të mëdhenj, ku në vitin 2005 ka mbuluar 40 % të tregut botëror. Në Europë midhjet janë kultivuar prej vitesh, Spanja renditet si lider në këtë industri. The post Ne Shtepine Tone, 6 Qershor 2018, Pjesa 2 – Midhja appeared first on ABC24.AL.

Read More »

Ora News – A ka ndikim Rama në vendimet e Blendi Fevziut?

Subscribe në Ora News këtu Gazetari i njohur Blendi Fevziu, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News u pyetur nëse ka pasur ndonjë ndikim kryeministri Rama tek vendimet e tij. Zheji: Ka pasur ndikim kryeministri le të themi në dyzimin tënd për t’u larguar nga Tv Klan? Fevziu: Jo fare! As nuk ka rënë biseda. Plus që duhet të jeni të sigurt që Rama nuk influencon dot as një nga vendimet e mia. Zheji: As në tendosjen e marrëdhënieve me zt.Frangaj? Fevziu: Jo! Kam dëgjuar interpretime nga më të çuditshme. Së fundmi, dëgjova një interpretim për një rast vdekjeje që u shokova. Kjo është çështje se si ndodhin gjërat. Rama nuk është mik me mua. Kam një raport korrekt pune siç mund të keni edhe ju. Një njeri që nuk është mik nuk mund as ta këshillosh dhe as ta dëgjosh. Unë i kisha kërkuar Top-t të largohesha. Blushit ia kam kërkuar unë dhe kisha një problem moral me Aleksandër Frangajn për raportin moral që kam pasur 20 vite me të. Për më shumë lexoni në: The post Ora News – A ka ndikim Ram..

Read More »

Ora News – Zgjedhje të parakohshme? Kush përfiton sipas Fevziut …

Subscribe në Ora News këtu Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se kundër zgjedhjeve të parakohshme duke dhënë edhe arsyen pse. Fevziu: Nuk besoj se mund të kemi zgjedhje të parakohshme, sepse opozita nuk është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme. Në gjykimin tim nuk i bëjnë mirë. Duhet të përgatitet për një betejë shumë të fortë jo me pushime verore, por betejë permanente duke e konsumuar deri në fund këtë qeverisje që të jetë e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Gjysmë konsumi mund t’i japë një shans kësaj mazhorance që të rimarrë diçka. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje. Për më shumë lexoni në: The post Ora News – Zgjedhje të parakohshme? Kush përfiton sipas Fevziut … appeared first on ABC24.AL.

Read More »