Lajme Shqip

E vërteta e kësaj bote

E vërteta e kësaj bote. Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kjo botë nuk është gjë tjetër vetëm se një ngordhësirë rreth së cilës mblidhen qentë. Nëqoftëse largohesh prej saj je i siguruar, a nëse afrohesh të shkyejnë qentë.” Huazuar nga hoxhë Mustafa Terniqi

Read More »

Tri periudha të jetës të bëjnë të qeshësh

TRI PERIUDHAT E JETËS QË TË BËJNË TË QESHËSH Tri periudha të jetës të bëjnë të qeshësh: 1. Periudha e rinisë: E posedon kohën + fuqinë, mirëpo, jo edhe pasurinë. 2. Periudha e angazhimit dhe e punës: E posedon pasurinë + fuqinë, mirëpo, jo edhe kohën. 3. Periudha e pleqërisë: E posedon kohën + pasurinë, mirëpo, jo edhe fuqinë. Kjo është jeta. Kur të jep diçka, merr nga ti diçka tjetër. Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Read More »

Mjeku neurolog dhuron pasurinë për spitalin e Fierit

Mjeku neurolog Roel Zoga, i cili punoi për disa vjet në spitalin Rajonal të Fierit, ka lënë një trashëgimi shumë të pasur në pavionin ku punoi. Ai për disa vjet ka shpenzuar paratë e tij duke rregulluar komplet katin e tretë të godinës së spitalit. Përfshirë korridorin, dhomat e pacientëve, banjot, mensën e ngrënies, dhomën e mjekut roje etj. “Teksa i kemi parë këto ambiente, kemi pyetur infermierët të cilët ndodheshin në punë në atë moment dhe na kanë treguar se këto rregullime i ka bërë mjeku pasionant Roel Zoga, i cili gëzonte respektin e të gjithëve. Ata na treguan se mjeku Zoga, i ka financuar këto punime pak e nga pak, sa herë merrte rrogën ai bënte diçka në katin e tij të punës. Por t’i mbledhësh të gjitha së bashku, bëhet një shumë tepër e konsiderueshme”, shkruan portali “Fierisot.com”.

Read More »

Nuk pranon të mbulohet me shami, indiania tërhiqet nga turneu i shahut

Kampionia indiane e shahut, Soumya Swaminathan u tërhoq nga një turne në Iran për shkak të ligjit për mbulim të detyrueshëm të kokës në këtë vend. Swaminathan tha se ky rregull është shkelje e të drejtave të saj personale. “Në rrethanat aktuale, mënyra e vetme për mua që të mbroj të drejtat e mia personale është të mos shkoj në Iran”, tha ajo në një postim në Facebook. Kampionati i Shahut do të nisë muajin e ardhshëm në Iran. “Me publikimin e datave dhe vendit të ri, unë u tërhoqa. Nuk ka vend për një kod të zbatueshëm të veshjes fetare në sport”, deklaroi ajo. 13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Komandanti i KFOR-it flet për takimet me Lubisha Dikoviqin

20:45 - Gjeneralmajor, Salvatore Cuoci në një intervistë për Rubikon të KTV-së foli për takimet e tij me Lubisha Dikoviq, shefi i ushtrisë serbe, i cili është i akuzuar për krime lufte nga Qendra për të Drejtën Humanitare. Ai tha se nuk mund t’u shmanget këtyre takime përderisa nuk ka asnjë akuzë apo padi zyrtare ndaj tij. “Pavarësisht nga deklarata, Dikoviq është ende në zyrën e tij. Mua më është thënë se ai u përball me deklaratën dhe në parim ajo nuk është......

Read More »

Nikoqiri me përgatitjet e fundit

Nikoqiri i Kupës së Botës, Rusia, ka ushtruar në vendqëndrimin afër Moskës dhe po bëhet gati për ndeshjen hapëse të garës kundër Arabisë Saudite. Askush nuk do ta hapte garën me dy ekipet më të dobëta të ‘Botërorit 2018’ por Rusia dhe Arabia Saudite do të takohen të enjten, pasi forma është krejtësisht ndryshe në ngjarjen më të madhe botërore. Këto janë dy përfaqësueset me renditjen larg më të dobët në garë dhe forma e tyre......

Read More »

Arabia Saudite, gati për ndeshjen e parë

Arabia Saudite ka ushtruar në stadiumin e Zenitit të Petersburgut para ndeshjes hapëse me Rusinë në Kupën e Botës. Skuadra e Juan Antonio Pizzit po paraqitet në Botëror për herë të parë që prej vitit 2006, kur u largua nga gara si e fundit në grup për herë të tretë rresht në një Kupë të Botës. Pizzi, i lindur në Argjentinë, që e mori Arabinë Saudite në nëntor të vitit 2017, në të kaluarën ka qenë mesfushor i përfaqësueses së Spanjës, dhe......

Read More »

Yekaterinburg, mikpritje e veçantë

Qendra e qytetit rus, Yekaterinburg, është duke premtuar mikpritje në Ural, një përzierje e re dhe e vjetër e një stadiumi të pazakontë për vizitorët që do të vijnë në ndeshjet e Kupës së Botës. Stadiumi qendror, shtëpia e FC Ural, ka dy tribuna të përkohshme të ndërtuara prapa golave, që është e veçuar nga fusha. 12 mijë ulëset do t’iu japin tifozëve eksperiencë unike, derisa do ta shohin Egjiptin kundër Uruguait, Francën kundër Perusë, Suedinë ndaj......

Read More »

O’Connell: “Kthimi i Zharkut si një njeri i lirë është i turpshëm”

“Britania e Madhe ka nevojë që Kosova të jetë një partner serioz” Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se kthimi i Xhabir Zharkut në Kosovë si një njeri i lirë është i turpshëm. Sipas ambasadorit, turpi i vërtetë është se në gjashtë vjet që kur Zharku u lejua t’i shpëtojë drejtësisë, asgjë nuk është bërë për të ndaluar politikanët e tjerë kriminelë të bëjnë të njëjtën gjë. “Nuk shoh asnjë arsye për një dispozitë ligjore që i lejon kriminelët të largohen nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit në vend që ta mbajnë dënimin e tyre në burg”, ka shkruar O’Connell në Facebook. Ai poashtu ka shkruar se shpreson që reformat e drejtësisë do ta mbyllin këtë shteg dhe kështu t’i japin mbështetje atyre policëve dhe prokurorëve që janë seriozë rreth luftës së krimit të organizuar. “Britania e Madhe ka nevojë që Kosova të jetë një partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka përfunduar O’Connell. Ish- kryetari i Kaçanikut ishte dënuar me 3 vjet ..

Read More »

Hierro: I thotë po Spanjës

“Nuk mund të ndryshohet për dy ditë puna që është bërë në dy vite” Fernando Hierro në një konferencë për shtyp pasditen e së sotme ka shpjeguar arsyet pse pranoi drejtimin e Spanjës pas shkarkimit të papritur të Julen Lopeteguit. Ish-drejtori teknik i kombëtares spanjolle deklaroi se përpara vetes kishte 3 mundësi: të refuzonte detyrën, të largohej fare nga ekipi ose të ishte i pranishëm. “Unë zgjodha të tretën, sepse nuk mund të braktisja lojtarët dhe federatën. Nuk do t’ia falja vetes po të thoja jo. Nuk duhet të shohim pas se çfarë ndodhi. Duhet të mendojmë për Botërorin tani”, u shpreh Hierro. Ish-kapiteni i Realit dhe Spanjës sqaroi se nuk do të bëjë ndryshime në skuadër. “Nuk mund të ndryshohet për dy ditë puna që është bërë në dy vite”. Kur u pyet nëse ishte i drejtë vendimi për shkarkimin e Lopeteguit, Hierro u përgjigj “presidenti foli për këtë temë. Nuk ka vlerë mendimi i të tjerëve, duhet të kthejmë faqe. Nuk duhet të rrimë e të mendojmë vetëm tek një gjë, por të mendoj..

Read More »