Lajme Shqip

Pasdite ne TCH, Pagjumesia dhe pasojat ne shendetin tone, 5 Qershor 2018, Pjesa 2

Tema: Pagjumesia dhe pasojat ne shendet. – Sot ne Pasdite ne Top Channel flasim per pagjumesine. 1 ne 4 persona ne Europe vuajne nga pagjumesia kronike. Cilet jane shkaktaret e pagjumesise, te jashtem dhe te brendshem? Cilat jane pasojat e saj? Te ftuar: Entela Basha, Suzana Guxholli, Albina Gjergji, Lorenc Hasrama The post Pasdite ne TCH, Pagjumesia dhe pasojat ne shendetin tone, 5 Qershor 2018, Pjesa 2 appeared first on ABC24.AL.

Read More »

Gjumi i tepërt po aq i dëmshëm sa të flini pak

Kur një person gjatë ditëve të javës nuk flenë mjaftueshëm, është logjike që gjatë vikendit t’i kompensojë të gjitha orët e humbura të gjumit. Sidoqoftë, shprehitë e tilla mund të jenë mjaft problematike për shëndetin tuaj, transmeton Telegrafi. Një studim i ri i publikuar në revistën ‘BMC Public Health’ ka zbuluar se gjumi i tepërt është po aq i dëmshëm sa të flini pak, ndërkaq shpie në probleme shëndetësore siç është shtypja e lartë e gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit. Për këtë konstatim, hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e 133,608 koreanëve të moshave 40 deri 69 vjet. Rezultatet e studimit kanë treguar se meshkujt që flenë më pak se gjashtë orë brenda nate janë më të prirë ta zhvillojnë sindromën metabolike sesa ata që flenë tetë orë. Sindroma metabolike i referohet një numri të sëmundjeve, duke përfshirë nivelet e larta të sheqerit në gjak, nivelet e larta të kolesterinës në gjak, shtypjen e lartë të gjakut, etj. Ndër tjerash, dy gjinitë që rregullisht kishin fjet..

Read More »

Objekte të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në “Musée des Armée” në Paris

Duke qenë një ishushtarak, nuk mund te lija pa vizituar edhe Muzeun e Invalidëve ose siç e quajnë ata Muzeu i Ushtrise (Musee des Armee), një institucion madhështor nga bukuria, gjigand nga përmasat dhe me një pasuri marramendëse materiali ushtarak por edhe dokumentar të ekspozuar aty. Pasi kalova sallat rradhë, u gjënda në një të tillë ku kishte eksponate ushtarake mesjetare, kryesisht armatura për njerëz e kuaj të një shumllojshmërie, saktësie dhe estetike të pazakontë. Ndërsa kaloja stendat me rradhë ndalova para një objekti mburojë, shqiponja dykrenare që nuk mund të mos i tërheqë vëmëndjen çdo Shqiptari, ishte vizatuar mbi basoreliefin me të njëjtën figurë gati me përmasat e mburojës, e stërmadhe; kurse vetë mburoja mbartëte një të kuqërremtë dukej qartë që ngjyrat, edhe e kuqja edhe e zeza, kishin dalë boje. Ishte pra një mburojë druri e punuar bukur, me Shqiponjën e zezë në sfond të kuq. Ishte E JONA. Shtanga. Lexoj kartelen ku thuhej se ishte gjetur rreth vitit 1555, në j..

Read More »

Historiani serb tonditë Serbinë: Shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan, ne jemi ardhacakë

“Sllovenët e vjetër në Gadishullin e Ballkanit, u mirëpritën nga ilirët vendas të cilët më vonë janë shpërndarë në disa fise, prej të cilëve mbijetoi një prej tyre, e që në shekullin e 20-të popujt e Evropës Perëndimore i quajtën shqiptarë”, kështu shkruan në librin e tij për nxënësit e klasës së gjashtë të shkollave fillore, historiani serb Rade Mihalçiq, me çka ai pohon se shqiptarët janë populli më i vjetër i Gadishullit Ballkanik, shkruajnë mediat serbe, transmeton InfoPress. Në libër, konkretisht tek mësimi “Jugu i Sllovenisë dhe paraardhësit”, ndër të tjera, thuhet: “Shqiptarët e vjetër kanë prejardhje nga Ilirët, të romanizuar në një masë të vogël dhe ata janë të vetmit që ruanin gjuhën, zakonet dhe karakteristikat e tjera etnike, me të cilët sllovenët, grekët dhe popujt e tjerë u përzien”, thuhet ndër të tjera në librin e përmendur duke shtuar se “pas betejës së Maricës dhe asaj të Kosovës, turqit vazhduan pushtimet dhe me kalimin e kohës kërcënuan zonat shqiptare”, pohon aut..

Read More »

Tragjedi në Zvicër, humb jetën punëtori nga Kosova!

Një. 61 vjeçar nga Kosova, ka vdekur pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur në komunën Wilderswil të Zvicrës, të martën në mesditë, thonë autoritetet zvicerane. Blick, duke cituar autoritetet, shkruan se rreth orës 11 e 30, ishte thirrur Emergjenca dhe Policia, për një njëri të plagosur rëndë. Për kundër ndërhyrjes së ekipit mjekësor, kosovari nuk kishte mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Sipas gazetës zvicerane, kosovari punonte kryesisht me shtruarjen e rrugëve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Policia e kantonit të Bernës ka filluar hetimet. The post Tragjedi në Zvicër, humb jetën punëtori nga Kosova! appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

Zbulohen emrat e personave që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”. Ahmeti ka zbuluar emrat e personave që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Rexhep Mala e Nuhi Berisha janë pinjollët e themelimit të UÇK’së, ka thënë ai në T7. Ahmeti ka thënë se merita kanë edhe Afrim Zhitia, Fadil Vata e të tjerë. Ahmeti po ashtu ka treguar se komunikata e parë e UÇK’së është lëshuar nga Shkupi, në vitin 1993. The post Zbulohen emrat e personave që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës appeared first on Lajmet e Fundit - FISHMEDIA.

Read More »

Dështimi i shëndetësisë, znj.ministre, njerëzit nuk duan fasada, por shërbim!

Nga Marjon Gorica-Ndryshe na thuhet e ndryshe është. Gjë për të cilën ne nuk çuditemi aspak pasi jemi mësuar me këtë marketing qeveritar, i kujtdo qeverie qoftë. Në spitale apo qendra shëndetësore nuk na duhet show, na duhet shërbimi i munguar ndër vite, ajo që ju thoni sa herë shfaqeni mediatikisht. E dini që poliklinikat e Tiranës sot kanë vetëm 1 mjek Ortoped? E kuptoni se çdo të thotë kjo gjë? Nëse një qytetar ka nevojë për t’u vizituar apo konsultuar me një ortoped duhet të presi me ditë të tëra, mbase dhe me javë. Pra në një qytet ku ndodhen rreth 1 milion banorë me 10 ambulanca ka vetëm 1 mjek Ortoped. Kaq e pamundur është të shtosh stafin në ambulancat e Tiranës? Profesionist ka, por nuk i punëson njeri! The post Dështimi i shëndetësisë, znj.ministre, njerëzit nuk duan fasada, por shërbim! appeared first on ABC24.AL.

Read More »

Prish qetësinë në gjykatë, arrestohet personi

Është arrestuar një person, pasi që i njëjti derisa ishte në seancë gjyqësore ka prishur qetësinë në gjykatë. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 09:30 në rrugën “Marie Shllaku”, në Gjilan. Sipas raportit policor, i dyshuari gjithashtu ka kanosur se disa çështje pronësore do t’i zgjedhë me forcë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/ The post Prish qetësinë në gjykatë, arrestohet personi appeared first on ABC24.AL.

Read More »

Pse Izet Gjinovci është ‘mbret’ për sporte me dorë?

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, është ‘mbret’ për sporte me dorë sepse ka garat më të organizuar për të gjitha kategoritë dhe ka kombëtare qoftë te seniorët e senioret. Gjinovci me stafin e tij ka një plan të madh, që me një punë të madhe ta kthejë hendbollin në një primat që e gëzonte në vitet e 80-ta. Gjinovci ka të gjitha kategoritë e kombëtareve dhe ka një hap para me sportet tjera. Ai ka ligat e grupmoshave të reja dhe garojnë në formë të ligës, kjo është shumë domethënëse. The post Pse Izet Gjinovci është ‘mbret’ për sporte me dorë? appeared first on ABC24.AL.

Read More »

Osmani: Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë, kapitull i ri për rajonin

Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i Maqedonisë për Integrime Evropiane, ka thënë se marrëveshja me Greqinë për emrin e shtetit maqedonas shënon hapjen e një kapitulli të ri për rajonin. Dy shtetet u morën vesh këtë javë që shteti maqedonas të marrë emrin Maqedonia e Veriut, dhe kjo, sipas Osmanit, është një nga tri datat më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë. Ai ka thënë se tash Maqedonisë do t’i hapen dyert për integrim në Bashkimin Evropian......

Read More »