Lajme Shqip

Ronela Hajati gati për projektin e ri muzikor

Ronela vjen shumë më ndryshe në klipin e ri Këngëtarja e mirënjohur, Ronela Hajati pëmes një postimi në rrjetin social Instagram ka pyetur fansat e saj se a janë gati për projektin e ri muzikor të titulluar “Do ta luj”, të cilin ajo ka kohë që e ka paralajmëruar. “Kush është gatiiii? Edhe pak ditë”, ka shkruar Ronela sipër fotos ku shihet se videoklipi është në fazën e montimit, ndërsa ajo shfaqet me një pamje krejt ndryshe. Kujtojmë se “Maje Men” është kënga e fundit nga Ronela e cila ka rezultuar shumë e suksesshme dhe deri tani numëron mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media The post Ronela Hajati gati për projektin e ri muzikor appeared first on RTV21.

Read More »

QKUK: Pesë operacione të suksesshme të zemrës

QKUK: Pesë operacione të suksesshme të zemrës

Kryhen intervenime të rënda në zemër në Klinikën kardiokirurgjisë Ditëve të fundit në Klinikën e kardiokirurgjisë në Prishtinë është kryer intervenimi më i rëndë i valvulës bikuspidale në zëmër. Me këtë rast jeta u shpëtohet edhe 5 pacientëve që kanë pësuar vdekje klinike./21Media The post QKUK: Pesë operacione të suksesshme të zemrës appeared first on RTV21.

Read More »

Kurz: Maqedonia ka shans të hyjë në BE

Kurz: Ne shohim një perspektivë të qartë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, e mirëpriti arritjen e marrëveshjes mbi rizgjidhjen e çështjes së emrit midis Greqisë e Maqedonisë me ç’rast tha se vendi i tij beson se Maqedonia tashmë mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. “Si Republikë e Maqedonisë ne shohim një perspektivë të qartë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe natyrisht edhe për Maqedoninë, sidomos tash pas marrëveshjes për emrin me Greqinë, që t’i bashkohen Bashkimit Evropian”, tha Kurz në një konferencë për gazetarë gjatë vizitës së tij në Berlin. Sipas marrëveshjes, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se vendi i tij zyrtarisht do të quhet “Republika e Maqedonisë Veriore”. Aktualisht ajo njihet zyrtarisht në Kombet e Bashkuara me emrin e përkohshëm si “Ish-republika jugosllave e Maqedonisë“./21Media The post Kurz: Maqedonia ka shans të hyjë në BE appeared first on RTV21.

Read More »

Këshilla për flokë të thatë

Nëse bëni gjërat e duhura, është e lehtë që të keni flokë të lëmuar Flokët e thatë janë problem për shumë njerëz dhe nëse ju jeni një ndër ta, janë disa gjëra bazike që gjithnjë duhet t’i keni parasysh dhe t’i ndiqni. Mos i pastroni flokët shpesh Pastroni flokët tuaj disa herë në javë, në vend të çdo ditë në javë. Në mënyrë që floku të qëndrojë i butë dhe i lëmuar, ka nevojë për kushtet natyrale që përfiton nga yndyra natyrale. Ujë i ftohtë në vend të të nxehtit Kur pastroni flokët është më mirë që të përdorni ujë të ftohtë. Nëse dëshironi flokë të lëmuar, të shndritshëm, bëjeni ujë sa më të ftohtë që mund ta përballoni. Uji i nxehtë shkakton flokë të thatë. Nëse nuk mund të përballoni dush të ftohtë, atëherë pastroni trupin me ujë të ngrohtë, kurse flokët pastroni veçmas me të ftohtë. The post Këshilla për flokë të thatë appeared first on RTV21.

Read More »

Veseli: Jemi në prag të vendimit të madh

Fajon: Kosova e meriton liberalizimin e vizave Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë vizitës në Strasburg është takuar me Raportuesen në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon. Në takim është diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën euro-integruese të Kosovës. Kryeparlamentari Veseli ka marr mbështetje të plotë nga Fajon për liberalizimin e vizave. /21Media The post Veseli: Jemi në prag të vendimit të madh appeared first on RTV21.

Read More »

Pagat e qeveritarëve: VV-ja paralajmëron kallëzim penal

VV: “Rritja e pagave abuzim me paranë publike” Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të ngrit kallëzim penal për kryeministrin dhe ministrat që kanë votuar për rritje të pagave. Vetëvendosje do të ngrit kallëzim penal edhe ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të cilën kanë vlerësuar se rritja e pagave të qeveritarëve dhe gjyqtarëve nuk përben shkelje kushtetuese. /21Media The post Pagat e qeveritarëve: VV-ja paralajmëron kallëzim penal appeared first on RTV21.

Read More »

Trump: Koreja e Veriut, jo më një kërcënim bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Pheniani nuk përbën më kërcënim bërthamor për botën. Trump i bëri këto komente një ditë pas takimit me udhëheqësin Kim Jong Un, në Singapor. “Sapo aterova. Një rrugë e gjatë, por secili tani mund të ndjehet më i sigurt sesa në ditën kur kam marrë detyrën. Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut. Takimi me Kim Jong Un ka qenë një përvojë interesante dhe shumë pozitive. Koreja e Veriut ka potencial të madh për të ardhmen”, shkroi Trump në “Twitter”. Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë të përbashkët, në të cilën Kim u zotua se do të punojë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean. Megjithatë, nuk u caktua asnjë afat apo angazhim konkret për Phenianin që të çarmatosë arsenalin e tij bërthamor. 13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Haradinaj thotë se qeveria nuk do t’i lërë të vetme komunat përballë problemeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se qeveria që ai udhëheq nuk do t’i lërë të vetme komunat përballë problemeve e sfidave. “Qeveria tashmë është e angazhuar që mos t’i lë të vetme komunat në ballafaqim me problemet e sfidat me të cilat përballen dhe do të jetë partner i ngushtë i tyre për realizimin e të gjitha projekteve, që lehtësojnë jetën e qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook. Ai thotë se “vetëm zhvillimi i barabartë......

Read More »

Rritja e pagave, mbi supet e taksapaguesve të varfër

Një burrë vendos kravata për kryeministrin Haradinaj. Qytetarët, duke dhuruar kravata dhe këmisha kishin kundërshtuar vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave. Një burrë vendos kravata për kryeministrin Haradinaj. Qytetarët, duke dhuruar kravata dhe këmisha kishin kundërshtuar vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar, nga përfaqësues të punëtorëve dhe ligjërues të politikave sociale, po cilësohet diskriminues, skandaloz dhe......

Read More »

Egjipti më i sigurt se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar

Egjipti, në një anketë globale, u rendit si vendi më i sigurt në Afrikë dhe, madje, më lart se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Qendra Gallup i ka pyetur njerëzit nëse ndjehen të sigurt të ecin natën rrugës dhe nëse kanë qenë viktima të krimit. Anketa e radhit Egjiptin të 16-tin në mesin e 135 vendeve, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ndodhet në pozitën numër 21 dhe SHBA-ja në 35. Singapori, ndërkaq, radhitet si më i sigurti, ndërsa Venezuela është në fund të......

Read More »