Auto Draft

Shkaku i këtij njeriu Kim Jong-Un u shndërrua në “Kim Jong bum”

Auto Draft

Truri i programit bërthamor të Koresë së Veriut quhet Kim Jong-Sik. Njeriu i cili udhëheqë me departamentin e testimit të gjitha raketave apo bombave për të cilat fuqitë botërore janë alarmuar.

Lideri suprem i Koresë së Veriut, ka vendosur ta prezantojë para botës pas lansimit të raketës balistike në korrik të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Prej atëherë, Kim Jon-Sik gjithmonë qëndron prapa shpinës së liderit të Koresë së Veriut gjatë paraqitjeve publike. Në shumicën e fotografive ata shihen së bashku, në veçanti kur janë në pyetje vizitat në bazat ushtarake të këtij vendi.

Mitchel Mayden nga organizata “38 Nort”, ka thënë se Kim Jong-Sik është “figura kyçe” e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Kur testimi i tretë dështoi në prill të vitit 2012, dhe atë pas 10 sekondave disa figura kyçe janë zhdukur pa gjurmë, kurse në dhjetor të po të njëjtit vit Kim Jong-Sik është bërë figura kryesore.
Ai arriti të bëhet njeriu kryesor në programin e arsenalit bërthamor të vendit më të izoluar në botë. Një vit më vonë është shfaqur para kamerave si zëvendësdrejtor i agjencisë për armatim i Koresë Veriore.

Auto Draft

Disa tjerë mbajnë këtë titull, por kanë përgjegjës dhe detyra tjera. Ata madje nuk punojnë në ndërtesën kryesore, por në disa tjera më të vogla, transmeton Telegrafi.
Kim Jong-Sik për herë të parë ishte shfaqur në publik gjatë korrik të këtij viti, kur edhe u krye me sukses testimi i raketës balistike, duke qëndruar pranë Kim Jong-un. Në të njëjtin muaj, kreu edhe disa testime tjera si dhe lansimin e raketës së fundit që fluturoi mbi ishullin japonez Hokaido.

Ky shkencëtar i cili besohet se është rreth të ’50-ve, nuk ka lindur si pjesë e elitës së Koresë Veriut – ai është graduar në tentim për të përshpejtuar zhvillimin e programit bërthamor.

Ai është një prej njerëzve që Kim Jong-un e ka nxjerrë nga anonimiteti dhe e ka prezantuar para masës. Kjo ndodh rrallëherë në Korenë e Veriut. Kim Jon-un di të avancojë njerëzit që nuk kanë lidhje tradicionale me elitën, thotë Mayden.
Derisa tjerët konsiderojnë që Kim në këtë mënyrë është duke krijuar një elitë të re