Auto Draft

Kjo pjesë në trupin e mashkullit iu pëlqen femrave më së shumti

Auto Draft

Nuk janë bicepët dhe as gjoksi pjesët e trupit për të cilat meshkujt duhet të brengosen kur duan ta tërheqin një femër, por barku i tyre, kanë zbuluar shkencëtarët.

Shkencëtarët kanë gjetur se femrat e shikojnë barkun e një mashkulli më shumë se çdo pjesë tjetër në trup.

Doktorët nga Universiteti i Gjenevës i pyetën vullnetarët meshkuj dhe femra që t’i shikonin 120 fotografi të njerëzve në rroba të larjes – dhe t’i vlerësonin ata të gjinisë së kundërt sipas dëshirës seksuale, transmeton Gazeta Express.

Duke i shikuar fotografitë, teknologjia për gjurmimin e syrit u përdor për të parë se në cilën pjesë të fotografisë shikonin ata dhe për sa gjatë.

Hulumtimi gjeti se që të dyja gjinitë kaluan më shumë kohë duke shikuar trupin sesa fytyrën.

Por femrat shikuan abdomenet e meshkujve më shumë sesa gjoksin ose pjesët e tjera të trupit, që i ra se u shikua më shumë sesa pjesa gjenitale.

Ndryshe, meshkujt kaluan më shumë kohë duke shikuar gjoksin e femrave, sesa abdomenin dhe zonën gjenitale.