Auto Draft

Publikohen fotot, kush është vogëlushja shqiptare që u shqye nga pitbullët në Itali?

Auto Draft
Auto Draft

Ishte vetëm 13 muajshe dhe ditën e diel humbi jetën në mënyrë tragjike në Itali, pasi pitbullët që prindërit mbanin në shtëpi, e bënë copa-copa.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar vogëlushen të qajë e të ulërasë dhe si rrjedhojë kanë vënë alarmin e kanë telefonuar si policinë, edhe ambulancës. Edhe pse karabinierët kanë mbërritur në kohë, nuk kanë mundur ta shpëtojnë Egin, pasi reagimi i dy qenve nuk ka lejuar askënd që të shpëtojë të voglën nga goja e tyre, edhe pse tentativat për të mbajtur në jetë një vjeçaren, ishin të shumta.
Gjyshi arriti të shpëtojë, ndërsa e Egi Zikaj mbylli sytë në mënyrë të tmerrshme një herë e përgjithmonë. Prindërit e Egit të vogël ndodheshin në Gjermani për të punuar, ndërsa Egi ishte nën kujdesin e gjyshit të moshuar.