E martuar me monstrën. Gruaja zbulon se burri e drogonte dhe e ...

E martuar me monstrën. Gruaja zbulon se burri e drogonte dhe e …

E martuar me monstrën. Gruaja zbulon se burri e drogonte dhe e ...

Ajo jetonte e lumtur me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre, deri ditën kur policia i trokiti në derë dhe i dha lajmin më shokues të jetës së saj.
Catrina Young, 28 vjeç nga Anglia mendoi se kishte gjetur bashkëshortin perfekt, Christopher Lander, por ajo nuk e dinte se çfarë ai bënte ndërsa ajo flinte gjumë.
Çifti kishin 3 vjet së bashku dhe një djalë, kështu që vendosën të martoheshin. 20 ditë pas dasmës, çifti u zgjua në mes të natës, në orën 1:30, nga policia.
Ata informuan Catrinën se Christopher kishte shkarkuar në internet imazhe të fëmijëve dhe një video ku shfaqej duke përdhunuar Catrinën ndërsa ajo ndodhej në gjumë.
“Christopher ishte i dashuri perfekt, ai më sillte lule, më nxirrte për darkë dhe më pas mora vesh të vërtetën. Nuk mund ta besoja se isha e martuar me një monstër të tillë”, tha Catrina.
Catrina u njoh me Christopherin në një chat online. Pas 6 javësh duke folur së bashku, ata u lidhën. Pas 6 muajve Catrina ngeli shtatzënë.
“Ai kujdesej shumë për djalin tonë, i ndërronte edhe pelenat. Por unë s’kam për ta harruar kurrë natën kur policia trokiti në derë. Christopher nuk mundi as të m’i hidhte sytë. Policët më treguan çfarë ka ndodhur. Ndjeva neveri dhe gjunjët m’u drodhën. Ne madje kemi biseduar më parë sa i urrenim pedofilët dhe ai doli vetë i tillë”.
Policët e kishin pyetur Catrinën nëse gjatë seksit kishin luajtur ndonjëherë lojën “sikur të jesh i vdekur teksa bën seks” dhe Catrina e tmerruar i kishte thënë që jo. Aty policët e kishin informuar se Christopher e përdhunonte teksa flinte.
“Ndjeva neveri. Si mundi ta bënte këtë. Akoma nuk e di, por kam gjetur ilaçe qetësuese në dollap dhe mendoj se me ato më vinte në gjumë. Shpeshherë ndjehesha e lodhur gjatë mbrëmjeve dhe shkoja të flija herët. Darkave më përgatiste një pije të nxehtë”, tha Catrina.
Christopher u dënua me 12 vite burg për përdhunim, sulm me penetrim, sulm seksual ndaj një fëmije dhe për shkarkimin online të skenave të turpshme me fëmijë.