Auto Draft

Këpucët e dasmës të Marina Vjollcës kushtojnë ‘sa një veshkë’

Auto Draft

Ndoshta është folur shumë më tepër se që është dashur për dasmën mes Marina Vjollcës, e Getoar Selimit. Por, nuk mund t’u mbesim borxh edhe për këtë detaj që sapo e kemi marrë vesh. Këpucët e dasmës së Marina Vjollcës, dhe këpucët e dasmës së Xhesila Myrtezajt që të dyja janë blerë nga kompania e dizajnerit të modës, Jimmy Choo.
Jimmy Choo njihet për stilin unik të këpucëve dhe njëherësh njihet si dizjaneri i preferuar i këpucëve për shumë yje botërore.Janë Jennifer Lopez, Diane Kruger, Megan Fox, Beyoncé, Victoria Beckham, Emma Stone e shumë yje të tjera të cilat me shumë krenari i mbajnë të mbathura këpucët e kësaj marke.
Edhe yjet tona nuk është se po ia lënë keq. Ditë më parë kur u martua këngëtarja Xhensila Myrtezaj u fol shumë rreth çmimit ‘marramendës’ të këpucëve të saj të dasmës, të cilat kushtuan jo më pak se 2395 euro, shkruan Gazeta Blic.
Edhe ato Marina Vjollca nuk ishin shumë larg këtij çmimi. Këpucët e saj të dasmës i kanë kushtuar pak më lirë sesa Xhensilës. Në faqen e Jimmy Choo ne kemi zbuluar se këpucët e dasmës, që i kishte veshur Marina, kushtojnë 1495 euro, pra 900 euro më lirë se ato të Xhensilës.