Nusja tregon se si u dhunua nga vjehrri e nuk e dinte se i kujt ishte fëmija që po e mbante

Nusja tregon se si u dhunua nga vjehrri e nuk e dinte se i kujt ishte fëmija që po e mbante

Nusja tregon se si u dhunua nga vjehrri e nuk e dinte se i kujt ishte fëmija që po e mbante
Nusja tregon se si u dhunua nga vjehrri e nuk e dinte se i kujt ishte fëmija që po e mbante

Paige ka pasur vetëm 13 vjet kur babi i të dashurit të saj ka filluar ta ngacmojë seksualisht.

E ka dhunuar, ka ngelur shtatzënë, por e ka munduar fakti se nuk e ka ditur se i kujt është fëmija, sepse aso kohe ka pasur marrëdhënie me të dy.

Vajza e dhunuar është frikësuar se mos babai i të dashurit të jetë babai i fëmijës që priste. I ka thënë që nuk guxon askujt t’i flet për këtë sepse askush nuk do t’i besonte në të vërtetë. Prapë se prapë ai e ka pranuar që e ka dhunuar dhe është dënuar me 7 vjet e gjysmë burg, transmeton gazetametro.net

Paige Marvin nga Birmingham ka treguar për mediet se të dashurin e kishte njohur kur i kishte pasur 13 vjet.

“Babai i tyre shpesh i kishte dërguar në shëtitje me barkë. Kur donte të shfrytëzonte rastin të më sulmonte, e dërgonte të dashurin tim të blente diçka dhe kështu ngelte vetëm me mua”, ka thënë Paige.

“Tani kur po takohesh me djalin tim, do të mësoj se si bëhet dashuri, më thoshte ai. Kam qenë e virgjër dhe kam qarë shumë nga dhimbjet dhe nga frika. Kur Mark kthehej, ai u bënte sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pas kësaj, çdo herë që mbeteshim vetë, më dhunonte. Më prekte në këmbë, më fuste duart nën uniformën e shkollës. Më thoshte që është xheloz për Markun, sepse nuk mund të më kishte sa herë që dëshironte”, ka vazhduar Paige.

Ajo gjithashtu ka treguar se një natë, kur kanë qenë vetëm me Markun kanë pasur marrëdhënie seksuale.

“Për Markun ka qenë hera e parë, ndërsa unë shtiresha sikur edhe për mua të ishte hera e parë. Si kam mund t’i tregoja që babai i tij më ka marrë virgjërinë?”, ka thënë ndër lot ajo.

“Kur e kuptova që jam shtatzënë, më ka kapur paniku. Fillimisht të tjerëve u thosha që kam shtuar kile. Por kur më nuk mundja të fshihja shtatzëninë, i kam treguar Markut. Mirëpo pasi që kam lindur, ADN analiza ka dalë që fëmija është i Markut. Marku nuk ka mundur të duroj atë që i ati më ka bërë dhe jemi ndarë.”, ka përmbyllur Marvin.