Tahiri i nxjerr “sekretet” Ramës: Kemi 100 ton drogë në bodrumet e policisë

Tahiri i nxjerr “sekretet” Ramës: Kemi 100 ton drogë në bodrumet e policisë

Tahiri i nxjerr “sekretet” Ramës: Kemi 100 ton drogë në bodrumet e policisë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, mbrëmë ishte i ftuar në Xing me Ermalin, intervistë e cila ishte e para pas dorëheqjes së tij nga posti i ministrit.

Si rrallë herë Saimir Tahiri foli për jetën private dhe profesionale si dhe zbuloi raportet me politikanët e tjerë, miq e “armiq”.

Ndër të tjera Tahiri zbuloi një “sekret” i cili padyshim ka qënë një pikpyetje e madhe për shqiptarët kohëve të fundit.

Çfarë ndodh me drogën e sekuestruar nga policia e Shtetit?

Tahiri zbuloi se ajo ka një pikë grumbullimi ku dhe më pas asgjesohet përfundimisht. Ai zbuloi se në depozitat e policisë ka 100 ton drogë.

“Kur unë mora detyrën, një pjesë e drogës së kapur ruhej tek bodrumet e ministrisë. Por mbi zyrat e Gjendjes Civile ishin depot e drogës.

Unë e mora kurajën të shkoja njëherë se kisha kuriozitet shumë të madh, por ishte një erë që nuk e imagjinon dot”, tha ai.

“Ata që bëjnë inventarin aty, dilnin me Pogonishte!”, -thanë Mamaqi dhe Tahiri në një batutë të ndërthurur. /albeu.com/