Ahmeti në Strugë: Askujt nuk i punoj pas shpine!

Ahmeti në Strugë: Askujt nuk i punoj pas shpine!

Ahmeti në Strugë: Askujt nuk i punoj pas shpine!
Ahmeti në Strugë: Askujt nuk i punoj pas shpine!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zgjedhur pikërisht Ladorishtën e Strugës që t’u përgjigjet akuzave të kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela në adresë të partisë për shkak të kandidaturës së Ramiz Merko për postin e kryetarit të Strugës.

Ziadinit, ka thënë Ahmeti, ia kam bërë me dije që para zgjedhjeve se këtu do t’i matim forcat: “Më 2013, ju jeni të gjallë, kam ardhur këtu, jam shqetësuar më shumë se vet Ziadini që Strugën mos e humbim. Dhe, jam angazhuar me të gjitha ekipet e mia! Unë pas krahëve dhe pas shpine nuk i veproj kurrkujt! Ziadinit i kam thënë: Në Strugë do matemi, do dalim në fushë të mejdanit, dhe, këtë ia kam thënë para se të shpallen zgjedhjet!”, ka thënët Ahmeti duke i rekomanduar kreut të Aleancës që të flasë me partitë e reja – le ta mbështesin, por ama të tërhiqet BDI-ja nga fronti dhe të lë anëtarësinë, kjo nuk vjen parasysh!”, njofton Aktuale.mk.

Ndryshe, deri më tani ka ndodhur disa herë që kreu i Aleancës Ziadin Sela të drejtojë akuza në adresë të BDI-së dhe Ahmetit edhe pse janë partner koalicioni në qeveri.