Auto Draft

Ahmeti: Partneriteti me LSDM-në është i ndërsjellë ‘më ndihmo, që të të ndihmoj

Auto Draft
Auto Draft

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka premtuar se BDI-ja edhe më tej do të punojë për progres në Resnjë dhe në Prespë.

Ahmeti pret që edhe në këto zgjedhje BDI të tregoj se është partia më e fortë në bllokun shqiptar. Ai tha se gjatë dy viteve të kaluara patëm krizë politike, dhe të gjithë kritikat ishin kundër BDI-së, ndërsa ata u fajësuan për punët e këqija që ndodhnin në Ballkan dhe në Evropë.

BDI do të bashkëpunojë me koalicionin qeveritar LSDM-në në disa komuna. LSDM do të mbështes BDI-në në Çair, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë. BDI do të mbështes kandidatët e LSDM-së në Shkup dhe Kumanovë.

“Në këto zgjedhje ne kemi një marrëveshje. Marrëveshje kemi me partnerin tonë qeveritar. Atje ku nuk kemi mundësi që të fitojmë për kryetar komunash, për atë do të kemi mbështetjen e partnerit tonë, LSDM-së. Në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Çair, ata do të na mbështesin neve. Ne do t’i mbështesim ata për Qytetin e Shkupit ku ne nuk kemi mundësi që të fitojmë, ne kemi kapacitet prej 35 mijë votues. Në Kumanovë ne nuk kemi mundësi që të fitojmë dhe do të mbështesim kandidatin e LSDM-së, pra një partneritet të ndërsjellë të stilit, më ndihmo që të të ndihmojë”, theksoi Ahmeti nga Prespa. /Telegrafi/