Artan Grubi flet për “Monstrën”

Artan Grubi flet për “Monstrën”

Artan Grubi flet për “Monstrën”
Artan Grubi flet për “Monstrën”

Deputeti i BDI-së në Kuvendin e RM-së, Artan Grubi sot e përshëndeti vendimin e Prokurorisë Publike për heqjen e procedurës gjyqësore për rastin “Monstra”.

“Me shkarkimin e Prokurorit publik, Marko Zvërlevski sundimi i së drejtës po e merr formën e vet në Republikën e Maqedonisë. BDI e prëshëndet vendimin e djeshëm të Prokurorisë publike për heqjen e vendimit të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit në rastin “Monstra” dhe ky është vendimi i vetëm i drejtë që mund ta sillte Prokuroria Publike”, theksoi Grubi në konferencën për shtyp.

Ai tha se e inkurajojnë Gjykatën supreme ta sjellë vendimin për gjykim të sërishëm të këtij, siç tha, rasti të kontestuar gjyqësor.

“Gjatë atij vendimi shpresojmë se njëkohësisht Gjykata supreme do të sjellë vendim për lirim të plotë të njerëzve të cilët janë në burg për këtë rast”, tha Grubi dhe shtoi se procesi i rishqyrtimit të disa vendimeve duhet të vazhdojë edhe me rastet “Lagjja e Trimave” dhe “Sopoti”.