Burri dhe gruaja nga Maqedonia kapen me drogë në Zvicër

Burri dhe gruaja nga Maqedonia kapen me drogë në Zvicër

Burri dhe gruaja nga Maqedonia kapen me drogë në Zvicër
Burri dhe gruaja nga Maqedonia kapen me drogë në Zvicër

 

Doganierët zviceranë në vendkalimin kufitar St. Margrethen (SG) kanë zbuluar një kontrabandë me lëndë narkotike. Në një veturë janë zbuluar gjithsej 36 kilogramë marihuanë, ndërsa shpërndarësit e saj janë arrestuar dhe i janë dorëzuar policisë zvicerane të Kantonit St. Gallen, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjellë „Shtegu.com“.

Më 16 qershor të këtij viti, doganierët zviceranë kanë hetuar një erë të fortë të marihuanës në veturën e një shtetasi 48-vjeçar maqedonas dhe të bashkëshortes së tij 43-vjeçare. Gjatë kontrollit më të detajuar, specialistët e doganës kanë zbuluar dy vende të fshehta në veturë.

Në bagazhin e veturës janë gjetur dy palë dysheme në të cilat kanë qenë të fshehura lëndët narkotike. Në parakolpin e pasmë te veturës, doganierët kanë gjetur edhe pako të tjera të drogës.

Çifti bashkëshortor dhe gjithsej 36 kilogramë marihuanë i janë dorëzuar policisë zvicerane për procedurë të mëtutjeshme. Për shkak të hetimeve të nevojshme, vetëm tani është informuar për rastin në fjalë.