Auto Draft

Cipras jep personalisht një lajm të shkëlqyer për shqiptarët në Greqi

Auto Draft

Qeveria greke do thjeshtëzojë procedurat e dhënies së nënshtetësisë për emigrantët.
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka deklaruar se qeveria e tij do të hartojë një ligj të ri për dhënien e nënshtetësisë greke, për të thjeshtëzuar procedurat për marrjen e saj nga emigrantët që jetojnë prej shumë vitesh në Greqi.
“Duam të thjeshtojmë dhe përshpejtojmë procedurën e dhënies së nënshtetësisë, sidomos për sa i përket procedurës së dhënies së intervistës, të grumbullimit të dokumenteve dhe kohës që nevojitet”, është shprehur kreu i qeverisë helene, sipas gazetës greke
“Kathimerini”.
Nëse kjo deklaratë e Ciprasit bëhet realitet, atëhere pritet që të përfitojnë një numër i madh i emigrantëve shqiptarë që jetojnë prej shumë vitesh në shtetin fqinj. /360grade.al