Dialogu me dilema, në nivel presidentësh

Dialogu me dilema, në nivel presidentësh

Dialogu me dilema, në nivel presidentësh

Profesori i shkencave politike, Arben Çirezi, deklaron se dialogu i deritanishëm ka qenë në funksion të rregullimit të brendshëm të komunitetit serb dhe jo në funksion të kërkesave të palës kosovare.

Prandaj, sipas tij, tash e tutje duhet të analizohet përmbajtja dhe qëllimi i këtij dialogu.

Në anën tjetër, analisti politik, Haki Abazi mendon se dialogu në nivel presidentësh, krejt në mënyrë jo transparente është bartur prej kryeministrit tek presidenti, pa u realizuar fare asnjë debat mes spektrit politik.

Involvimin e mundshëm të shteteve me peshë, si Amerika dhe Gjermania në këtë dialog, analisten e shohin si të frytshëm, por jo gjithmonë të efektshëm.