Dorëzohet padi ndaj Kryetarit aktual të Dibrës

Dorëzohet padi ndaj Kryetarit aktual të Dibrës

Dorëzohet padi ndaj Kryetarit aktual të Dibrës
Dorëzohet padi ndaj Kryetarit aktual të Dibrës

Kryetari aktual i Dibrës në një nga debatet elektronike dhe televizive që zhvillohen në mediat vendase ngriti akuza të rënda për kandidatin e Lëvizjes Besa për Kryetar komune z.Xhemail Çupi, mes tjerash ai akuzoi Çupin për blerje votash ndër qytetar. Lata e quajti fundërinë dhe mbeturinë Xhemail Çupin në debatin e zhvilluar midis tyre.

Ishte kryefjalë për ditë me radhë dhe ironia e Latës:

“Lëvizja Besa është produkt sllavo, islamik-indonezian i Singaporit”, shtoi Kryetari , përcjell Almakos.

Deklaratat e tij të pavërteta e dëmtojnë pozicionin juridik të tij dhe janë jo vetëm joprofesionale por edhe të pandershme. Kjo shpifje është plotësisht tendencioze dhe ka për qëllim manipulimin e opinionit publik për të krijuar një imazh negativ mbi kandidatin rival të Latës.

“Për mua si idealist ku ne përpiqemi për një Dibër civilizuese ku sundon ligji dhe e drejta, ky rast më shqetëson goxha shumë. Ndaj sot kam dorëzuar padinë dhe tashmë do përballemi me të gjitha procedurat ligjore dhe instancat e drejtësisë, meqë zotëria është mësuar të baltosën të tjerët sa herë që i shkojnë kundër, veprimet e tila nuk mund të bën vetëm për të ardhur në fitore, sepse kur mungon argumenti dhe logjika mbeten shpifja dhe njëllosja armë e vetme për dinjitetit tim”, përfundon Çupi./Almakos