Ekskluzive: Pal Lekaj dhe Rrustem Berisha do të drejtojnë këto dy ministri në Qeverinë Haradinaj

Ekskluzive: Pal Lekaj dhe Rrustem Berisha do të drejtojnë këto dy ministri në Qeverinë Haradinaj

Ekskluzive: Pal Lekaj dhe Rrustem Berisha do të drejtojnë këto dy ministri në Qeverinë Haradinaj
Dje u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku u propozuan emrat për ministritë që do t’i marrë kjo parti në Qeverinë e Ramush Haradinajt

Dje u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku u propozuan emrat për ministritë që do t’i marrë kjo parti në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj dhe Rrustem Berisha janë caktuar të jenë ministra të Qeverisë së re të Haradinajt.

Pal Lekaj ka konfirmuar për Gazetën Express se dje është votuar unanimisht nga këshilli drejtues dhe është caktuar të jetë ministër i Infrastrukturës. Gjithashtu, ai konfirmoi se ministër i Forcës dhe Sigurisë është caktuar të jetë Rrustem Berisha.

“Po, unanimisht jemi mbështetur unë dhe Rrustem Berisha”, tha Lekaj për Express.

Pasi që Pal Lekaj dhe Rrustem Berisha po bëhen ministra, ata do të zëvendësohen në Kuvend nga një kandidat i Nismës dhe një i AAK’së.

Enver Hoti i Nismës dhe Gani Dreshaj i AAK-së janë dy emrat që pritet të zëvendësojnë Lekajn dhe Berishën në Kuvend.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ekskluzive-pal-lekaj-dhe-rrustem-berisha-do-te-drejtojne-keto-dy-ministri-ne-qeverine-haradinaj-431110/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright