Gjykata turke liron nga burgu baronin ndërkombëtar të drogës, ja arsyet

Gjykata turke liron nga burgu baronin ndërkombëtar të drogës, ja arsyet

Gjykata turke liron nga burgu baronin ndërkombëtar të drogës, ja arsyet
Gjykata turke liron nga burgu baronin ndërkombëtar të drogës, ja arsyet

Një gjykatë turke ka liruar baronin e drogës ndërkombëtare, pasi u akuzua se e kishte udhëhequr 90 për qind të tregtisë së heroinës britanike.

Abdullah Bayba?in, i cili u arrestua në Stamboll në vitin 2011, u lirua me kusht të kontrollit gjyqësor dhe me një ndalim për të udhëtuar jashtë vendit, njofton e  përditshmja turke, “Habertürk”, përcjell Bota sot.

Bayba?in, është në një karrige me rrota pasi u qëllua në një bar në Britani gjatë viteve 1980,kurse, me 2006 u arrestua në Britani për “menaxhimin e një grupi kriminal të organizuar” dhe “trafikimin e drogës”.

Në vitin 2010, ai u lirua nga çështja e drogës në të cilën u akuzua dhe u kthye në Turqi.

Dy muaj pas mbërritjes në Turqi, policia narkotike e Stambollit përfundoi një hetim që kishin kryer për një vit me një operacion më 27 janar 2011, duke konfiskuar 281 kilogramë kokainë nga një anije që mbërriti në Ambarl? nga Bolivia.

Baybasini dhe djali i tij u arrestuan në shtëpinë e tyre në Stamboll së bashku me 15 të tjerë, duke përfshirë Mehmet Sait Özmen, i cili supozohej të ishte pronari tjetër i kokainës së konfiskuar, një shtetas spanjoll, shtetas britanik, shtetas bullgar dhe shtetas holandez.

Një muaj pas incidentit, Özmen u arratis nga burgu ndërsa po ndiqte funeralin e një të afërmi të tij.

Në atë kohë, gjykata dënoi Bayba?inin në 40 vjet dhe Özmen me 48 vjet burg, por ata u anuluan nga Gjykata Supreme