Gruevski: Maqedonia nuk hyri në BE dhe NATO për faj të Greqisë

Gruevski: Maqedonia nuk hyri në BE dhe NATO për faj të Greqisë

Gruevski: Maqedonia nuk hyri në BE dhe NATO për faj të Greqisë
Gruevski: Maqedonia nuk hyri në BE dhe NATO për faj të Greqisë

Në edicionin ekskluziv të “Zona e Debatit” në Klan Kosova i ftuar është ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski. Ai ka thënë se nga fillimi kur ka hyrë në qeveri ka qenë i fokusuar që të punojë në zhvillimin ekonomik, pasi ai është edhe profesioni i tij. Por përveç suksesit në ekonomi, Gruevski si shef i ekzekutivit ka thënë se synim ka pasur edhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Që nga fillimi deri në përfundim të punës sime si kryetar i Qeverisë kam qenë dhe mbetem reformator”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.
“Ne jemi parti që është e deklaruar dhe ka luftuar dhe bërë përpjekje që të hyjë vendi të hyjë në BE dhe NATO. Jo rastësisht dy vite pasi ne erdhëm në pushtet, NATO shpalli se janë plotësuar të gjitha reformat e nevojshme për tu anëtarësuar”.
“Më vonë ajo nuk ndodhi pasi kemi marrë një lloj vetoje nga Greqia”, ka shtuar ai.
“E njëjta ndodhi me BE. Një vit pas kësaj me NATO, Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit Evropian, që janë plotësuar të gjitha reformat për të nisur procesin e negociatave për anëtarësim të plotë. Nga kjo do të kisha thënë se kemi filluar dhe mbaruar me reforma”.
“Problemi kryesor që ne përballeshim ishte çështja e emrit dhe dëshironim që të gjenim një zgjidhje për emrin me shtetet fqinje dhe dëshironim që të kishte një kompromis si për qytetarët tanë ashtu edhe për Greqinë”, ka deklaruar Gruevski në “Zona e Debatit”.
“Por Greqia nuk do kompromis, ajo do një zgjidhje që do të jetë në përputhje me interesat e tyre. Këtu hasëm në problem, ku një në mënyrë nuk arritëm ta zgjidhnim çështjen dhe kjo u rikthye në problem”.
Sipas tij Maqedonia do të hyjë në BE dhe NATO, pasi që shton se kjo është çështje gjeopolitike dhe se vetë NATO e dëshiron anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë.
Më tej Gruevski ka pohuar se ndaj tij dhe qeverisë u fitua besimi që këta vetë janë pengesa.
“U pa që jemi shumë të ndjeshëm me këtë çështje, na është thënë se jemi edhe krye fort dhe u bë një shtypje drejt asaj që të bëhet një zgjidhje pa dallim çmimi”.
“Ne ndjemë që kjo zgjidhje nuk do të kalojë te populli maqedon dhe do të jetë vështirë që të shtyhet”, ka shtuar ai.
“Ne filluam dhe përfunduam me ekonominë dhe reformat ekonomike, duhet të ketë një kompromis me Greqinë dhe duhet të hyhet në NATO dhe BE. Në një periudhë na shikonin si reformator dhe në periudhë tjetër jo, dhe kështu u bëmë si ngatërrues të integrimeve euroatlantike”.
“Gjithçka që ne bëmë ishte me orientimin tonë strategjik që vendi të lëvizë drejt NATO dhe BE dhe të ketë aleancë strategjike me SHBA”, ka deklaruar ai.
“Kur unë isha kryetar i qeverisë nënshkruam një marrëveshje me SHBA për bashkëpunim strategjik. Ne ishim ku duhej të ishim si aleatë, si në Irak dhe në këtë aspekt nuk shoh arsye se pse duhet ndryshuar mendimi ndaj qeverisë dhe meje personalisht”.
“Viteve të fundit flitej për prani më të madhe të shteteve fuqi në rajon që kanë dashur të realizojnë ndikimet e tyre, por ne si VMRO-DPMNE nuk kanë ndryshuar pozitat në kuptim të orientimit strategjik”.
“Ne kemi thënë se vendi duhet të hyjë në NATO dhe BE dhe se duhet vazhduar edhe më tej reformat dhe të mbetet në aleancë me SHBA-të”, ka shtuar ai.