Auto Draft

Guri nga Kosova në Kuvendin e Serbisë

Auto Draft
Auto Draft

Shefi i grupit të deputetëve Dveri, Boshko Obradoviq, sot në Kuvendin e Serbisë ka kërkuar të pranohet rezoluta e kësaj lëvizjeje, që veten quan mbrojtës të Kosovës, dhe duke prezantuar këtë ka treguar një gur të madh, të cilin, siç ka thënë, e kishte sjellë nga Kosova, dhe duke e ngritur lart gurin, e ka recituar një poezi për atdheun.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, pastaj kishte shpallur pauzë, dhe kishte kërkuar që guri të largohej nga aty.

“Nuk e kuptoj pse iu pengon guri të cilin dje e solla nga Kosova, dhe poezia ”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Obradoviq.

Ai këtij portali i ka treguar se gurin e kishte marrë dje nga Kosova si “një shenjtëri personale” dhe se për të ai nuk ishte gur i rëndomtë, por “gur themeltar i shtetit tonë”.

Obradoviq pastaj ka rrëfyer sesi e kishte futur brenda gurin pa vështirësi dhe se madje që nga dita e djeshme atë e kishte harruar në çantën e deputetëve.

Në fund ai ka shfaqur keqardhje pse “guri ishte përjashtuar nga mbledhja”, e rezoluta ishte hedhur poshtë nga shumica parlamentare duke thënë se nga kjo “qartë mund të përfundohet se ajo shumicë nuk është e interesuar për ruajtjen e Kosovës në Serbi”.