Hojt Ji: Maqedonia të kundërshtojë ndikimin rus

Hojt Ji: Maqedonia të kundërshtojë ndikimin rus

Hojt Ji: Maqedonia të kundërshtojë ndikimin rus
Hojt Ji: Maqedonia të kundërshtojë ndikimin rus

Zv/ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit Hojt Ji ka theksuar se është tejet e rëndësishme që Maqedonia të kundërshtojë ndikimin rus. Në një intervistë për emisionin 360 gradë i cili transmetohet sonte në orën 22 e 30 Ji theksoi se Maqedonia duhet të punojë në drejtim të forcimit të mediave të pavrura dhe t’i shmanget dezinformatave nga Rusia.

Shohim se Rusia po përpiqet të dekurajojë pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE. Është e rëndësishme që Maqedonia, duke punuar me ne, me BE-në dhe me partnerët në rajon, të vazhdojë të kundërshtojë ndikimet malinje nga çdo burim që do të vijë, të vazhdojë të forcojë mediat e pavarura, është e rëndësishme të ketë media të forta, profesionale, të pavarura, që do t’u rezistojnë dezinformatave nga Rusia apo burime të tjera- deklaroi Hojt Ji.