“Injorant, mashtrues”, Mustafa Nano pendohet për fjalët ndaj Elvis Naçit (VIDEO)

Imami Elvis Naçi ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në një panel në emisionin “Opinion”, ku ka folur dhe është sqaruar në lidhje me ligjëratën e bërë nga ai rreth një vit më parë, ku flitet për rolin e femrës dhe të mashkullit në një marrëdhënie.

Pasi e cilësoi si injorant dhe që nuk dinte as një gjë në fillim të emisionit, duket se Nano ka ndërruar mendje menjëherë në fund të debatit.

Ai ka vlerësuar imamin Elvis Naçi dhe ka lënë të nënkuptohet se ai është shembulli që duhet të ndiqet nga gjithë myslimanët.

Mustafa Nano u shpreh:

Më vjen mirë që ti je tek ata mysliman që nuk bën leximin gërm për gërm të doktrinës dhe të Kuranit. Këtë duhet të kërkojmë jemi në 2017”.