Kandidati i BDI-së premton renovim të shkollave e çerdhe në Çair (VIDEO)

Kandidati i BDI-së premton renovim të shkollave e çerdhe në Çair (VIDEO)

Kandidati i BDI-së premton renovim të shkollave e çerdhe në Çair (VIDEO)
Kandidati i BDI-së premton renovim të shkollave e çerdhe në Çair (VIDEO)

Kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Çairit, Visar Ganiu, premtoi se do të angazhohet në përmirësimin e infrastrukturës së kësaj komune nëse fiton në zgjedhjet lokale që në Maqedoni mbahen më 15 tetor, njofton Portalb.mk.

Ganiu tha se e ka përgatitur një program të cilin e ka titulluar “Kontrata për Çairin 2017-2021” me të cilin ai synon të ofrojë zgjidhje për shumë probleme me të cilat përballen banorët e kësaj komune.

“Do të angazhohem për energji efiçiente. Në çështje të sportit kam në plan ndërtimin e 4 palestra sportive, 1 tribunë të stadiumit që e kemi dhe renovim të pishinës”, tha Ganiu.

Ai gjithashtu premtoi renovim të të gjitha shkollave e çerdheve dhe ndërtim të dy çerdheve të reja.

“Kemi një projekt të madh në shëndetësi ku do ta hapim një klinikë për fëmijë”, tha ai në Debat Pernime të moderuar nga Jeta Xharra.

Ai premtoi se në Bit Pazar do të bëjë vend për 230 parkingje të veturave.

Çairi është komunë brenda Shkupit e banuar me shumicë nga shqiptarët.

Brenda 3.5 kilometra katrorë, në këtë komunë jetojnë rreth 65 mijë banorë duke e bërë Çairin njërën ndër komunat më të dendura në Europë.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com me PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.