Komisioni Europian e “qorton” Maqedoninë

Komisioni Europian e “qorton” Maqedoninë

Komisioni Europian e “qorton” Maqedoninë
Komisioni Europian e “qorton” Maqedoninë

Pas disa incidenteve në fushatë zgjedhore lokale në Republikën e Maqedonisë, që rezultoi me sulmin e mbrëmshëm ndaj kryetarit aktual të Shuto Orizares dhe kandidatit për mandat të ri, Elvis Bajram, sot reagoi edhe Komisioni Europian, transmeton gazeta Lajm.

Zëdhënësja e Eurokomisionit, Maja Kocijançiç kërkoi nga Qeveria aktuale dhe deri te të gjitha institucionet të sigurojnë kushte për zgjedhje të lira.

“Para zgjedhjeve lokale në vend, ne i kemi nxitur të gjithë përfaqësuesit e partive politike që të veprojnë me përgjegjësi. Njëjtë gjithashtu, i thërrasim të gjitha institucionet që të sigurojnë proces zgjedhor të besueshëm dhe transparent, që do ju mundësoj të gjithë qytetarëve lirshëm t’i realizojnë të drejtat e tyre demokratike”, porositi Kocijançiç.

Prej më parë është treguar se, përskaj plotësimit të reformave të kërkuara nga KE, në kuadër të Prioriteteve të reformave urgjente për Maqedoninë, për mënjanimin e kushtëzimit të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin evropian, Brukseli zyrtarisht insiston për mbajtjen e zgjedhjeve të lira lokale dhe demokratike, ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë kushte të lira për të garuar, si dhe qytetarët në mënyrë të lirë dhe pa trysni do mund të japin votën e tyre.