Labinot Tahiri: Kot e keni, s’mund ta rrëzoni Ramush Haradinajn

Labinot Tahiri: Kot e keni, s’mund ta rrëzoni Ramush Haradinajn

Labinot Tahiri: Kot e keni, s’mund ta rrëzoni Ramush Haradinajn
Labinot Tahiri: Kot e keni, s’mund ta rrëzoni Ramush Haradinajn

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, është deklaruar në seancën ku po flitet për ministrin serb Nenad Rikallo. Tahiri tha se nëse gjendet vetëm një akuzë ndaj Rikallos atëherë do të jetë ai i pari që do t’i nisë protestat pro shkarkimit të tij.

Por, Tahiri iu drejtua deputetëve të opozitës, sidomos ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, se ata po e duan rrëzimin e Qeverisë Haradinaj e jo të Rikallos.

Ish-këngëtari Tahiri ka një porosi për opozitën se nëse ia kanë mësyrë ta rrëzojnë Ramush Haradinajn e kanë të kotë.

“Nëse ia keni mësy për me e rrezuar Haradinajn, e keni të kotë. Sepse ju deputetët e VV i keni dhënë pipëza e gaz për një kauzë të drejtë dhe se nuk keni mundësi ta rrëzoni sepse është duke punuar mirë. Ju e paskët dashtë kaq shumë sa që para gjashtë muajve shkonit në Francë dhe bënit fotografi me të”, ka thënë Tahiri nga foltorja e Kuvendit.

Tutje, ai është shprehur se deputetët e Kuvendit duhet të fokusohen rreth çështjes së liberalizimit të vizave.

“Për mendimin tim është më mirë me u bazua në pyetjen e Molliqajt që ia bëri Haradinajt për punën e vizave, që demek në afatin 3 muajsh partitë kanë garantuar që kosovarët do t’i kenë vizat. Shpresojë që z. Kryeministër do të arrijë aty. Kam qenë organizator në protestën në Ferizaj, për shkarkimin e Jabllanoviqit. Unë ju garantoj që nëse gjendet për akuzat ndaj Rikallos, mendoj që Kryeministri do ta shkarkojë, dhe prapë unë do të jem organizator I protestave kundër Rikallos me shkarku”, ka thënë tutje Labitor Tahiri.