“Monstra”, PSP nuk ka të dhëna të reja

Nesër vazhdon gjykimi i  rastit Monstra në shkallën e fundit gjyqësore por pa shpresa se mund të ketë ndonjë pikë kthese. Prokurorja e rastit Liljana Spasovska në seancën  e parafundit la shumë për të dëshiruar pasi kërkoi nga PSP të dorëzojë provat që i ka lidhur me këtë rast. Por PSP ende nuk ka as njohuri nëse ekziston një kërkesë e tillë zyrtare. Lençe Ristovska tha se ende ekziston vetëm procedurë parahetimore për rastin “Monstra”

“Në këtë moment nuk kam ndonjë të dhënë të re. Nga ajo që e kemi publikuar, mbetemi në atë linjë. Ne kemi një procedurë parahetimore e cila është në funksionit të kontrollit por deri më tani zyrtarisht nuk kemi diçka që mund të kumtojmë. Sa i përket prokurorisë nuk jam e njoftuar nëse na kanë kontaktuar. Do duhet t’u kontaktojmë në mënyrë plotësuese”, ka thënë prokurorja Lençe Ristovska. /SHENJA/