Muhamed Zeqiri: LSDM flet me vepra (VIDEO)

Muhamed Zeqiri, deputet i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, në emisionin “Agora” në Lajm TV ka folur për besimin e humbur të shqiptarëve ndaj partive të deritanishme shqiptare dhe arsyen se pse votat shqiptare po shkojnë drejt LSDM-së.

“Partitë shqiptarëve nuk kanë realizuar atë që ia kanë premtuar shqiptarëve. LSDM u pranua shumë mirë në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Tani në këto 4 muaj jo të plota, LSDM tregoi se nuk e ka vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Prandaj, besimi shkon e rritet tek elektorati shqiptar”, është shprehur në “Agora” mes tjerash Zeqiri.