Orana: Do të përballem me ‘Mafinë Urbane’ në Çair (VIDEO)

Orana: Do të përballem me ‘Mafinë Urbane’ në Çair (VIDEO)

Orana: Do të përballem me ‘Mafinë Urbane’ në Çair (VIDEO)
Orana: Do të përballem me ‘Mafinë Urbane’ në Çair (VIDEO)

Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Çairit, Idriz Orana, premtoi se do të përballet me atë që e quajti “mafi urbane” në këtë komunë në përpjekje për t’i adresuar ndërtimet pa leje, njofton Portalb.mk.

“Kam hyrë në garë që të përmirësohen kushtet e jetesës dhe të ketë zhvillim ekonomik për Çairin”, tha Orana në DebatPernime të moderuar nga Jeta Xharra.

“Banorët ballafaqohen me infrastrukturë të keqe si në kanalizim e gjithçka, e të mos flasim për infrastrukturë rrugore. Qytetarët e Çairit nuk kanë parë investime”, tha Orana.

“Ka një mafi urbane që ka ndërtu në këtë komunë. Nuk kam frikën, nuk ka forcë që më kthen mbrapa në realizimin e qëllimit. Ndërtimet pa leje do t’i shembi brenda një viti”, tha Idriz Orana.

Çairi është komunë brenda Shkupit e banuar me shumicë nga shqiptarët.

Brenda 3.5 kilometra katrorë, në këtë komunë jetojnë rreth 65 mijë banorë duke e bërë Çairin njërën ndër komunat më të dendura në Europë.