Paralajmërimi alarmues i Koresë së Veriut: Ja çfarë pritet të ndodhë të shtunën

Paralajmërimi alarmues i Koresë së Veriut Kim Jong : Ja çfarë pritet të ndodhë të shtunën !

Paralajmërimi alarmues i Koresë së Veriut: Ja çfarë pritet të ndodhë të shtunën

Koreja e Jugut ka njoftuar zyrtarisht ditën e sotme se diktatori Kim Jong-un do të testojë një tjetër raketë balistike, të shtunën.
“Situata është shumë serioze- paralajmëroi kryeministri koreanojugor. Një tjetër raketë ndërkontinentale e Koresë së Veriut pritet të testohet të shtunën e ardhshme, 9 shtator, kur regjimi komunist feston përvjetorin e pavarësisë së vendit”.
Sipas tij, pakujdesive të Phenianit i duhet vënë fre. Ndërkohë, mësohet se kufiri i Koresë së Veriut është mbushur me tanke dhe makineri të tjera ushtarake mes frikës së luftës me SHBA-në.
Tanket dhe armë të tjera të rënda janë zhvendosur në kufirin e kombit komunist me Korenë e Jugut. Ushtarët dhe automjetet kryen stërvitje në zonë e DMZ, e cila ndan Veriun dhe Jugun.
Kim Jong-un ka alarmuar botën pas shpërthimit të një bombe me hidrogjen të dielën. Fqinji i tij më i afërt, Koreja e Jugut, është përgjigjur me kryerjen e stërvitjeve ushtarake dhe detare, në përgatitje për një luftë të mundshme./360grade.a