Pas Katalonisë edhe Vojvodina kërkon shkëputje nga Serbia

Image result for vojvodina kerkon autonomi

Fotografitë me përmbajtje “Vojvodina=Katalonija” janë paraqitur sot në shumë vende në Vojvodinë, krahinë e mbetur në Serbi, njoftojnë mediumet lokale. Grafite me këtë përmbajtje janë regjistruar në Novi Sad, Zrenjanin, Ba;ka Topolla, Suboticë Sentë, Kikindë dhe në Zhabalj, transmeton Gazeta Lajm. Në grafitet të shkruara me ngjyrë të zezë është vizatuar edhe flamuri i Katalonisë.

Në ish Jugosllavi, Vojvodina bashkë me Kosovën ishin krahinë autonome e Serbisë, në kuadër të federatës jugosllave, me përqindje të madhe të popullatës hungareze.

Pa pavarësimit të Kosovës, shumë diplomatë dhe analistë kishin parashikime se së shpejti do të vijë edhe pavarësia e Vojvodinës.