Pas shqiptarëve, ja kush është komuniteti më i madh në Maqedoni

Pas shqiptarëve, ja kush është komuniteti më i madh në Maqedoni

Pas shqiptarëve, ja kush është komuniteti më i madh në Maqedoni
Pas shqiptarëve, ja kush është komuniteti më i madh në Maqedoni

Rreth 200,000 bullgarë jetojnë në Maqedoni, të cilët janë pakica etnika më e madhe pas shqiptarëve, thotë deputeti bullgar Angel Xhambaski për mediat bullgare.

Me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Maqedoninë, Bullgaria ka fituar të drejtën për t’u kujdesur për të gjithë këta qytetarë që janë në rrezik për shkak të ndikimit të fortë serb dhe rus në vend.

“Ende ka kërcënime të jashtme të fuqive të huaja në Maqedoni, të cilat edhe mund të nxisin  provokime, dhe Parlamenti të mos e ratifikojë marrëveshjen”, thotë Xhambaski, sipas të cilit provokimet mund të vijnë nga Rusia apo Serbia.

Sipas tij, edhe Bullgaria edhe Maqedonia kanë bërë kompromis të arsyeshëm me marrëveshjen për të arritur qëllimet e tyre strategjike.

“Interesi ynë është që Maqedonia të anëtarësohet në BE dhe në NATO pasi kjo gjë do të japë siguri edhe për ne. Është shumë e lehtë të nxitësh konflikt etnik nga Vjena në Sofje “, ka thënë eurodeputeti bullgar, për të cilin nuk ka asnjë dyshim se qytetarët që jetojnë në të dy anët e kufirit janë anëtarë të kombit bullgar.