Per Shqiptaret ne Shkup per Çairin Levizja Besa kandidon me Zeqirja Ibrahimit, pritet fitore!

Image result for Zeqirja Ibrahimi

Qëllimi i kandidimit të Zeqirja Ibrahimit për kryetar të komunës së Çairit është që të nderohet kjo komunë, thonë nga Lëvizja Besa. Ata shtojnë se Zeka (Zeqirja Ibrahimi) është një figurë që unifikon jo vetëm strukturat e kësaj partie, por shumicën e votuesve në komunën Çair, tonë burime partiake për Gazetën Lajm.

Ai është propozuar nga kretari ipartisë Bilall Kasami dhe është mbështetur unanimisht nga dega në Çair.

“Nxorëm për kandidat një nga figurat më të fuqishme të partisë për të treguar se sa e rëndësishme për ne është komuna e Çairit, komunë e lënë gjatë kohë pas dore. Ai u propozua nga vetë kryetari i partisë Bilall Kasami, kurse mori mbështetje të fuqishme nga të gjithë anëtarët e kryesisë edhe nga përkrahësit e Bekim Saliut edhe nga ata të Kastriot Rexhepit”, thonë për Gazetën Lajm burime nga dega e Lëvizjes Besa në Çair, duke treguar për rrjedhën e mbrëmshme të mbledhjes.