Auto Draft

Plagoset një person me thikë në Gostivar

Auto Draft
Auto Draft

Rreth orë 13:00 në rrugën Zhivko Brajkovski, afër shkollës së mesme ekonomike 10-12 nxënës shqiptar nga fshati Çegran, përderisa kanë qëndruar në picerinë “Bini”, dhe rreth 40-50 nxënës turq nga e njëjta shkollë nga fshati Vrapcishtë, janë përplasur fizikisht duke i goditur me grushta dhe shqelma.

Sipas Alsat-M, gjatë sulmit është përdorur edhe një thikë. Plagë nga thika kanë marrë tre nxënës, dy prej të cilëve janë dërguar në Spitalin e qytetit në Gostivar, ndërsa njëri për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në Shkup.

Priten më shumë informacione në vijim.