Rasti i Katalonisë nuk ngjason me Kosovën, Serbia i nis letër Komisionit Evropian

Presidenti dhe qeveria e Serbisë do t’i drejtohen Komisionit Evropian me një letër dhe duan disa përgjigje lidhur me krahasimin e çështjes së Katalonisë me të Kosovës për të cilën KE u shpreh se nuk janë aspak të ngjashme.Kryeministrja serbe, Ana Branbiq ka thënë se duan të dinë nëse Bashkimi Evropian zbaton një ligj ndërkombëtar ose ka ligje tjera ndërkombëtare që vlejnë për të gjitha vendet që nuk janë anëtare të BE-së, transmeton lajmi.net.

Këto deklarata ajo i bëri pas takimit konsultativ me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Realisht ne kemi qenë shumë të habitur me qëndrimin e Komisionit Evropian dhe të gjitha ato që i tha një zëdhënës”, ka thënë Branbiq.

Ajo theksoi se Serbia ka shumë gjëra për ta pyetur Komisionin Evropian pasi deklaratat e tyre kanë qenë të papritura.

Branbiq ka shtuar se do të iu dërgojnë letër shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovës për t’ju falënderuar mirëpo do të iu dërgojnë edhe atyre që e kanë njohur për t’i pyetur për të drejtën ndërkombëtare.

Komisioni Evropian sot deklaroi se referendumi në Kataloni ishte i paligjshëm por që rasti i Katalonisë dhe i Kosovës nuk mund të krahasohet./Lajmi.net/