Seri tërmetesh janë ndier në Pehçevë dhe Koçan

Një seri tërmetesh, prej të cilëve më i fuqishmi me manjitudë 3,5 sipas Shkallës së Rihterit, janë regjistruar sot pasdite në orën 14:53 minuta në Pehçevë dhe Koçan, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematikor-natyror në Shkup.

Epiqendra e tërmeteve ishte gjashtë kilometra në perëndim të Pehçevës, ndërsa janë ndier me intensitet prej tre-katër ballë sipas Shkallës maksosizmike evropiane.