Sheshel flet për Ballist Morinën: Vetëm pesë ditë dhe ...

Sheshel flet për Ballist Morinën: Vetëm pesë ditë dhe …

Sheshel flet për Ballist Morinën: Vetëm pesë ditë dhe ...

Politikani i njohur serb dhe radikali Vosjllav Sheshel ka folur për arrestimin e Ismail (Ballist) Morinës në Kroaci dhe sipas tij, ai do të ekstradohet për në Serbi e cila ka lëshuar edhe një urdhër-arresti.
Sheshel thotë se Beogradi nuk duhej të ishte marrë me këtë çështje, pasi do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës.
“Prisja që gjykata kroate të mos e merrte në konsideratë këtë çështje. Çfarë na duhet neve Morina? Përveçse do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë?
Në vend që të merremi me kriminelët shqiptarë që trafikojnë organe njerëzish, merremi me dikë që suksesin e tij të vetëm e ka daljen në pah të gomarllëkut të policisë dhe sigurimit të stadiumit ku u zhvillua takimi.
Nëse ai ekstradohet i bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe qeverisë serbe që dënimi ndaj Ballist Morinës të jetë 5 ditor dhe mos ti lejohet hyrja në Serbi, për 10 vjet e me pas rikthimi i tij tek autoritetet shqiptare”, ka thënë radikali Vosjllav Sheshel.