Shtetasi i Maqedonisë shkakton aksident pasi e kishte zënë gjumi mbi timon

Një shtetas 54-vjeçar maqedonas, ka qenë tepër i lodhur duke drejtuar veturën e vet. Gjatë kësaj, ai ka goditur një veturë tjetër të parkuar dhe menjëherë i është konfiskuar patentë shoferi.

Mesditën e së martës, në Winterthur-Seen të Zvicrës është shkaktuar një aksident i pazakonshëm komunikacioni. Sipas hetimeve fillestare, një shtetas 54-vjeçar maqedonas ka qenë duke drejtuar veturën e vet në rrugën „Endlikerstrasse“. Pak pas orës 12.30, ai e ka humbur kontrollin mbi veturën e vet dhe është përplasur në një veturë tjetër të parkuar, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Para policisë ai ka deklaruar se ka qenë tepër i lodhur dhe se e kishte zënë gjumi. Vozitësi ka kaluar pa ndonjë lëndim, por ka shkaktuar dëm në një shumë të përgjithshme prej rreth 30.000 frangash zvicerane.

Policia zvicerane ia ka konfiskuar në vendngjarje patentën e shoferit dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për ngarje të automjetit në gjendje jostabile. (Shtegu)