Sulmohet fizikisht kryetari i Shuto Orizares, Elvis Bajram(FOTO)

Në Shuto Orizare është sulmuar fizikisht këtë pasdite Elvis Bajram, kryetar i Komunës dhe kandidat i koalicionit të VMRO-DPMNE-së. Për momentin Bajrami po mbahet në spitalin shtetëror “8 Shtatori”. Sipas diagnozës së parë konstatohet se ai ka lëndime në kokë.

Drejtori informoi se Bajram është jashtë rrezikut për jetë. Mjekim ka marrë në dorë ku ka qepje me 6 penj.

Para spitalit ka qenë edhe babai i Elvisit, Amdi Bajram i cili i shqetësuar për birin ishte i revoltuar se pse nuk e lejonin të hynte në spital.

“Djalin tim e hypën lart, më njoftuan, ai është lënduar rëndë. Ata e goditën në kokë me shufër”, tha Bajrami.