Vendi më i rrezikshëm në botë. Tani e pret një tjetër fatkeqësi?

Vendi më i rrezikshëm në botë. Tani e pret një tjetër fatkeqësi?

Vendi më i rrezikshëm në botë. Tani e pret një tjetër fatkeqësi?
Vendi më i rrezikshëm në botë. Tani e pret një tjetër fatkeqësi?

Njihuni me vendin më të rrezikshëm në planet të cilin po e pret një tjetër fatkeqësi.

Vanuatu nuk është i panjohur për përmbytjet e shumta, erërat e forta si dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.

Vendi i vogël i Paqësorit të Jugut u vlerësua si vendi më i rrezikshëm në botë në një studim të Kombeve të Bashkuara në vitin 2016.

83 ishujt e saj, ndodhen në mes të rrugicës së stuhive dhe ndodhen në kufirin e “unazës së zjarrit”, një rrip rreth Paqësorit i prirur për tërmete dhe shpërthime vullkanike.

Pavarësisht nga gjendja e tyre e pasigurt që është realitet i përditshëm, së fundi kryeministri i vendit Charlot Salwai ka urdhëruar evakuimin e të gjithë ishullit Ambae për shkak të kërcënimit nga vullkani.

“Jetët e njerëzve duhet të jenë përparësia jonë e parë,” tha Salwai.

“Gjithkush duhet të ikë”.