Auto Draft

Zaevi po i mashtron shqiptarët me ligj, të cilin dhe vetë ai kërkon ta rrëzojë

Auto Draft

Zaevi aktron se në të vërtet do ta miratojë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe dhe se është një nga prioritetet e Qeverisë reformatore. Siç duket kjo është vetëm një lojë e dyfishtë të cilën e luan Zaevi dhe qeveria e udhëhequr prej tij për ta mbajtur rejtingun tek shqiptarët për zgjedhjet lokale.

Për të mbajtur votat e shqiptarëve nga njera anë Qeveria e Zaevit aktron se është e interesuar për realizimin e kërkesave të shqiptarëve, e nga ana tjetër Zaevi nëpërmjet profesorëve dhe intelektualëve të ndryshëm, që njihen si mbështetës të tij , kërkon të krijojë një atmosferë në opinionin maqedonas se ligji për gjuhën shqipe ështe në kundërshtim me kushtetutën e Republikës të Maqedonisë.

Këtyre ditëve të shumtë kanë qënë intelektualët që njihen si mbështetës të Zaevit të cilët e kanë kundërshtuar propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve, gjë që ngre dyshime se dhe vetë Zaevi është kundër miratimit të këtij ligji dhe urdhëron intelektualët e tij që ta çojnë atë deri tek gjykata kushtetuese dhe ta rrëzojnë.

Ndër të parët të cilët nisën me krijimin e kësaj atmosfere se ligji për gjuhën shqipe është antikushtetues ishte edhe Dimitar Apasiev, i cili është aktivist prej shumë vitesh në Lëvizjen për të drejta sociale ”Lenka”, anëtar aktual i së Majtës dhe mbështetësi i flaktë i të ashtuquajturit ”Revolucion Laraman”.

Ai nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook ligjin e propozuar nga qeveria e Zaevit e quajti ligj antikushtetues i cili duhet të tërhiqet ose do ta rrëzohet në mënyrë juridike.

Përveç saj, në rrjetet sociale me qëndrimin e saj doli edhe profesoresha Biljana Vankovska, e cila beson se propozimi për ndryshimin e ligjit u miratua në kundërshtim me të gjitha parimet demokratike, pra pa asnjë lloj debati publik në të cilin publiku do të kishte shprehur mendimin e tij për të.

“Përkundrazi, ky ligj është miratuar nën ndikimin e interesave jo të jashtme”, thotë profesoresha.

Një nga ata që reaguan është analistja politike Jordanka Ivanovska-Joci, e cila në Facebook-un e saj shkroi: “Kjo nuk duhet të lejohet dhe se tani radhën të veprojnë e kanë presidenti Gjorge Ivanov dhe Gjykata Kushtetuese”.

Për ligjin për përdorimin e gjuhëve ka reaguar edhe profesoresha e fakultetit të drejtësisë, Gordana Siljanovska-Davkova e cila në një debatë në ”Makfax”ka thënë:
Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve i cili është në procedurë parlamentare, eshtë antikushtetues dhe e shkatron Frymën e Marrëveshjes të Ohrit.

–Në drejtësinë e përkushtuar çështjeve të gjuhës, një ligj i tillë me këtë titull është një fenomen i panjohur. Kur flasim për gjuhët zyrtare edhe për Këshillin e Evropës dhe Kombeve të Bashkuara nuk thuhet akt për përdorimin e gjuhëve, dhe e dyta amendamenti 5 paragrafi 1 bën një dallim të qartë, që thotë se gjuhë zyrtare në të gjithë territorin dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare është gjuha maqedonase dhe kjo do të thotë se ky status ka dhe duhet të ketë një ligj të veçantë dhe se nuk mund një ligj i tillë ta përzjeni me paragrafin dy të cilën thotë se gjuhë zyrtare në të gjithë territorin dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk është gjuha që flitet nga 20% ose të thotë se në kuptim të paragrafit 1 në shërbim të jet gjuha që flasin 20%, por thotë siç është përcaktuar më poshtë, kështu shkruan edhe në Marrëveshjen e Ohrit , tha Siljanovska.
Poashtu edhe Akademik Katica Kullavkova e cila në një analizë të gjërë që e ka shkrojtur për ”Fokus” thotë se për ligjin e gjuhëve nuk është konsultuar Akademia Maqedonase e Shkencave dhe të Arteve,dhe as Instituti për gjuhën Maqedonase.

Ajo mes tjerash në analizën e saj thotë se propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë duhet të rishikohet në një kontekst më të gjërë që të kuptohet rëndësia dhe ndikimi, duke i futur këtu edhe pasojat që ai do shkaktojë për unitaritetin e shtetit dhe integritetin shoqëror në republikën e Maqedonisë