Auto Draft

Zbulohet letra e Ballist Morinës: Mos më dorëzoni në Serbi. Çfarë thotë për ngritjen e dronit

Auto Draft

Ndërkohë që pritet vendimi i ministrit të Drejtësisë në Kroaci mbi fatin e Ismail Morinës, i njohur si Ballisti, mediat kane zbuluar një letër që ky i fundit i drejton autoriteteve dhe gjithë shqiptarëve për të sqaruar pozicionin e tij. Në letrën që mban datën 23 qershor 2017, të shkruar në Dubrovnik”, Ballist Morina flet për akuzat që rëndojnë ndaj tij, të cilat i cilëson të pabaza dhe të pavërteta.
Sakaq, ai ndalet edhe tek sfida Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre për shkak të dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit.
LETRA
“Letër e hapur, Dubrovnik 23/6/2017
Ndërkohë që po shkruaj këtë letër shpresoj që rrugëtimi i saj të jetë pa peripeci dhe të arrijë në destinacion, dhe falënderoj djaloshin nga Vlora për mundimin.
Me datë 12 qershor 2017 jam ndaluar nga autoritetet kroate si rrjedhojë e një urdhër ndalimi ndërkombëtar (INTERPOL Beograd) të lëshuar nga autoritetet serbe në llogarinë time, i cili daton më 14/10/2016, data e zgjedhjeve u jep shumë shpjegime shumë pyetjeve dhe nuk lë asnjë hapësirë dyshimi.
Autoritetet e Beogradit zyrtar akuzojnë Ismail Morinën (mua) si personi që më dt. 14/10/2014 në ndeshjen Serbi-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016, ka ofenduar rëndë nderin e kombit serb duke ofenduar fenë, racën dhe provokues direkt i incidenteve në fushën e lojës, me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”