Mjedra e verdhë, ja mbrekullitë e këtij fruti të rrallë (Foto)

Mjedra e verdhë, ja mbrekullitë e këtij fruti të rrallë (Foto)

Mjedra e verdhë, ja mbrekullitë e këtij fruti të rrallë (Foto)

Ëmbëlsia e mjedrës së bashku me shijen e butë tregojnë se ky frut nuk do të arrijë të mbizotërojë ushqimet e tjera me të cilat mund ta kombinoni.

Mjedrat e verdha kanë një shije më të ëmbël dhe më pak të hidhur se ato të kuqet. Disa njerëz e kanë përshkruar shijen e tyre si të ngjashme me lulet. Shija nuk ka të bëjë me sasinë e sheqerit, por me athtësinë e munguar.

Ëmbëlsia e mjedrës së bashku me shijen e butë tregojnë se ky frut nuk do të arrijë të mbizotërojë ushqimet e tjera me të cilat mund ta kombinoni, siç ndodh edhe në rastin e mjedrës së kuqe.
A janë gjenetikisht të modifikuara?
Është për të ardhur keq që jetojmë në një botë ku fruta apo perime të pazakonta të shtyjnë të bësh një pyetje të tillë. Lajmi i mirë është se mjedra e verdhë është e gjitha natyrale.
Ndoshta tingëllon si diçka e re, por kjo anomali e rrallë gjenetike ndodh në mënyrë natyrale dhe është vënë re në mbarë historinë e kultivimit të këtij fruti. E vërteta është se vetëm gjatë kohëve të fundit kjo kokërr është kultivuar si ushqim.
Besojeni ose jo, mjedra e verdhë vjen nga i njëjti varietet si mjedra e kuqe, po atëherë si ka mundësi që mban një ngjyrë tjetër?

Mjedra e verdhë, ja mbrekullitë e këtij fruti të rrallë (Foto)

Nëse në botë ka njerëz dhe kafshë albinë atëherë ka edhe fruta të tillë. Albinizmi tek kafshët shkaktohet nga një gen prapavajtës që zbraps prodhimin e melaninës ose e pakëson atë.
Mjedrat nuk përmbajnë melaninë, por ato kanë anthocianinë, një kategori pigmentesh që prodhojnë ngjyrat e kuqe, blu dhe vjollcë tek frutat. Ngjyra ekzakte e frutit varet kryesisht nga pehashi i bimës.
Pas pllenimit të lules së bimës, farat e prodhuara do të krijojnë mjedra të verdha, kokrra ku prodhimi i anthocianinës është i bllokuar. Varietetet e mjedrës ngjyrë portokalli ose shampanjë kanë kufizime në prodhimin e anthocianinës.
Mjedrat e verdha mund t’i gjeni në tregun e fshatarëve në sasi të kufizuara./AgroWeb.org