Arrestohet reperi i famshëm, akuzohet se dhunoi një femër në autobus

Reperi i famshëm amerikan Nelly, ka këmbëngulur në pafajësinë e tij pasi është arrestuar nga policia nën akuzën se disa orë para mbajtjes së një koncerti, ka dhunuar një femër në autobusin e turneut të tij, transmeton Zeri.info.

Ai ka falënderuar fansat e tij për mbështetje dhe ka paralajmëruar hakmarrje: “Do të shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore për t’iu përgjigjur këtij mashtrimi”.

Ai është arrestuar nën akuzën për dhunim të shtunën në Auburn në veriperëndim të Uashingtonit, pasi një femër e ka thirrur emergjencën dhe ka deklaruar se është dhunuar në autobus.

Momentalisht ai është liruar me kusht, pasi ka paguar 250 mijë dollarë garancinë dhe së shpejti pritet të del para gjykatësit. /ZERI