Kaia feston ditëlindjen e parë, Teuta me urim emocionues

Kaia feston ditëlindjen e parë, Teuta me urim emocionues

Kaia feston ditëlindjen e parë, Teuta me urim emocionues
Kaia feston ditëlindjen e parë, Teuta me urim emocionues

Sot është një ditë shumë e veçantë për aktoren e njohur Teuta Krasniqi

Kjo pasi që sot feston ditëlindjen e parë, vajza e saj Kaia, transmeton Gazeta Express.
Më 3 tetor 2016, aktorja e njohur përsëri përjetoi ndjenjën më të bukur atë të të bërit nënë.
Përvec Tarës, Kaia e bëri jetën e aktores edhe më të bukur.

E në njëvjetorin e ditëlindjes së Kaia-s, Teuta ka bërë një urim shumë të veçantë.

Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një fotografi të Kaia-s duke shkruar fjalët më të bukura për të bijën.
“Shpirti mamit, sot është festa jote, sot është ditëlindja jote e parë. Sot nje vit erdhe në këtë jetë për të na përmbushur shpirtin tonë me lumturi, për t’a kompletuar familjen tonë dhe për t’i dhënë formen e duhur portretit tonë familjar. Kaia shpirti mamit, je si rreze dielli dhe si fllad pranvere që ta knaq shiprtin. Je plot dashuri dhe ëmbëlsi. Je ti ajo që sjell vec kënaqesi dhe lumturi. Urime ditëlindja e parë, sugaresha jonë. Pac shëndet, dashuri të pafund, shumë gëzime dhe lumturi. Qofsh e lumtur bashkë me motrushin Tarushin, mamin, babin dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Të duam pafundësisht ëmbëlsira jonë. Zoti të bekoftë”, ishte ky urimi që kishte bërë Teuta.

Kaia feston ditëlindjen e parë, Teuta me urim emocionues
Kaia feston ditëlindjen e parë, Teuta me urim emocionues

Fansat e saj kanë uruar Teutën për ditëlindjen  e parë të Kaia-s.
Ndryshe, Teuta ani pse me angazhime të shumta, ajo njihet si një nënë dhe bashkëshorte shumë e përkushtuar.