Ky është mashkulli më seksi në botë sipas shkencëtarëve?

Ky është mashkulli më seksi në botë sipas shkencëtarëve?

Ky është mashkulli më seksi në botë sipas shkencëtarëve?
Ky është mashkulli më seksi në botë sipas shkencëtarëve?

Më nuk ka nevojë ta lodhni trurin se kush është mashkulli më i bukur në botë, pasi shkenca është përfshirë dhe ka ofruar përgjigjen rreth kësaj teme, transmeton Zeri.info.

Ky është mashkulli më seksi në botë sipas shkencëtarëve?
Ky është mashkulli më seksi në botë sipas shkencëtarëve?

Dhe ata kanë përpiluar një listë prej dhjetë meshkujve me pamjen më të përkryer në botë, kur bëhet fjalë për vlerësimin e fytyrës. Do të nisemi nga pozita e dhjetë. Me 85.46 për qind të votave, kjo pozitë i ka takuar aktorit Jammie Fox.

Pas tij në pozitën e nëntë vjen këngëtari Zayn Malik i cili ka marrë 86.5 për qind të votave. Ryan Gosling është i teti në këtë listë me 87.48 për qind të votave, derisa i shtati është aktori Idris Elba me 87.93 për qind. Will Smith është i gjashti me 88.88 për qind, derisa i pesti ish futbollisti i famshëm David Beckham me 88.96 për qind.

I katërti në këtë listë është këngëtari Harry Styles me 89.63 për qind të votave, derisa një befasi është aktori Brad Pitt i cili këtë herë është renditur i treti me 90.51 për qind.

Një befasi mund të konsiderohet aktori tjetër Bradley Cooper, i cili ka arritur të zë vendin e dytë me 91.8 për qind. Dhe lider i kësaj liste, siç ishte edhe i shumë listave të tjera, është aktori i famshëm i Hollivudit, George Clooney me 91.86 për qind të votave.

Në këtë vlerësim kanë marrë pjesë 350 shkencëtarë nga e mbarë bota, prandaj mund të konsiderohet si një vlerësim i sinqertë dhe i saktë./ZERI