Auto Draft

Ndodh e pazakonta! Ja me kë shfaq Linda Rei gjatë perfomancës në “Dance With Me” (Foto)

Sot nisi “Dance With Me” dhe menjëherë, çiftet konkurrente u prezantuan një nga një duke kërcyer.

Në fillim hynë çiftet: Rovena Stefa dhe Meriton Mjekiqi; Fjori Dardha dhe Iljard Shaba; Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu; Albi Isakaj dhe Ana Lika; Xheni dhe Benard nga Big Brother dhe për në fund, ishte lënë Linda Rei.

Grimierja që është bërë pjesë e mediave këto kohë, për shkak se s’po i gjendet një partner për spektaklin e kërcimit, u prezantua vetëm edhe në spotin e “Dance With Me”, ku partneri i saj lihej në pikëpyetje.

Sot, ajo hyri e fundit në skenë, duke kërcyer pa partner, por me dy prej balerinëve të trupës së “TV Klan”. Kjo nuk ka ndodhur më parë, pasi të gjithë konkurrentëve u është gjetur paraprakisht një partner kërcimi. Sidoqoftë, mbetet të shikojmë ç’do të ndodhë me Linda Rein.

Kujtojmë se javën e shkuar, u dha lajmi se Linda do të konkurronte me fotografin Donald Braho, por pas konfirmimit të lajmit ai vendosi të tërhiqej nga spektakli, duke e lënë Lindën vetëm./Revista Anabel/

Auto Draft

Auto Draft