Publikohet ‘remake’ i ‘Kthehu ti’! Emocion i veçantë ky për Bleron

Publikohet ‘remake’ i ‘Kthehu ti’! Emocion i veçantë ky për Bleron

Publikohet ‘remake’ i ‘Kthehu ti’! Emocion i veçantë ky për Bleron
Publikohet ‘remake’ i ‘Kthehu ti’! Emocion i veçantë ky për Bleron

Hiti i dikurshëm, kënga ‘Kthehu ti’ e interpretuar vite më parë nga Blero dhe Memli Krasniqi është kthyer në remake.

Në vesionin e ri këtë këngë e kanë sjell dy këngëtarët e rinj të skenës, Alex dhe Nikka, shkruan lajmi.net

Për muzikën dhe tekstin e këtij projekti muzikor është kujdesur Blero derisa me orkestrim është marrë Phygo.

Këngëtari i mirënjohur, Blero për lajmi.net ka treguar se kjo këngë i është kërkuar nga shumë artistë brenda dhe jashtë Kosovës por për të ka qenë nder i veçantë që të bëhet remake i këngës së tij nga artistët e tij, brenda labelit.

Ai gjithashtu theksoi se kjo këngë e kthen mbrapa në kohë kur ai e vetë e performonte dhe për të është emocion i veçantë.

‘’Kanga është kërku prej shumë artistave edhe brenda edhe jashtë Kosovës, por une ju besova artistave të mi qe të bëjn këtë kang Remake pasi që edhe për mua është nje emocion i veçantë kur e ndëgjoj këtë kang prap dhe ndoshta më kthen në prapa në kohë kur e kam këndu unë’’, tha Blero këngëtari i cili sot është njëri ndër më të pëlqyerit në skenën e muzikës shqiptare me shumë projekte muzikore të shndërruara ‘hit’.