Bota

Trump ndërron mendje: Takimi me Kim Jong Un edhe mund të ndodhë më 12 qershor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë të ditur se samiti i tij i planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un ‘mund të ndodhë’. “Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jemi duke negociuar me ta(Korenë e Veriut), mund të ndodhë takimi edhe me 12 qershor. Duam që ky takim të ndodhë”, ka thënë Trump, një ditë pasi ka anuluar takimin e tij me Kim Jong Un. Gjithashtu, Trump në profilin e tij në Twitter ka shkruar se negociatat me Korenë e Veriut janë “një lajm i mirë”. “Një deklaratë e ngrohtë dhe produktive nga Koreja e veriut është lajm shumë i mirë dhe së shpejti do të shohim se ku do të na shpie, me shpresë për prosperitet të gjatë dhe paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Trump në Twitter. 25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Turqi, arrestohen 51 militantë të ISIS

Policia turke ka bërë të ditur se të paktën 51 militantë të dyshuar të të ashtuquajturit Shteti Islamik janë arrestuar. Në një deklaratë të lëshuar nga policia turke thuhet se njësiti anti-terrorizëm bastisi 16 vende të ndryshme në qytetin e Stambollit, duke arrestuar të dyshuarit që sipas policisë janë ‘luftëtarë të huaj’. “Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të huaj “, thuhet në deklaratën e policisë, duke mos cekur se nga cilat shtete janë të dyshuarit. Të gjithë të dyshuarit planifikonin të udhëtonin në “zonat e konfliktit”. Turqia ka pësuar një sërë sulmesh vdekjeprurëse nga militantët e IS-it, kështu duke përfshirë edhe sulmin e vitit të ri në një klub nate në Stamboll në fillim të vitit 2017, ku u vranë 39 vetë. 25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

SHBA, të shtëna me armë në një shkollë, 2 të plagosur

Të shtëna me armë janë raportuar këtë të premte në një shkollë të mesme në Noblesville, Indiana të SHBA. Një i dyshuar si autor i kësaj ngjarje është ndaluar tashmë nga policia. Në “Twitter”, policia ka shkruar se dy persona janë transportuar në spital. Kjo ngjarje vjen vetëm një javë pasi 10n persona u vranë në një shkollën Teksas. 25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Vrasja e gazetares në Maltë, Gjermania do drejtojë hetimet

Dy laptopë dhe tri disqe me të dhëna të gazetares Daphne Caruana Galizia, janë tani – sipas të dhënave të mediave gjermane – në duart e Zyrës për Hetimin e Krimeve (BKA). Familja e gazetares së vrarë para një viti nuk ka dashur që këto të dhëna t’ua japë hetuesve nga Malta, sepse Caruana Galizia nuk kishte besim tek policia lokale. Kështu njoftojnë gazetat “Süddeutsche Zeitung” dhe “Zeit”, të cilat janë pjesë e hulumtimeve në “Projektin Daphne”, që i kushtohet vrasjes së gazetares nga Malta. BKA i tha Deutsche Welles se aktualisht nuk ka ndonjë qëndrim rreth kësaj vrasjeje. A ka të dhëna interesante në kompjuterë? Në kompjuterë gjenden të gjitha hulumtimet dhe shkëmbimi i letrave të gazetares së vrarë. Të dhënat konsiderehen si shumë interesante dhe këtu mund të ketë ndoshta edhe indicie për motivet e vrasjes së saj. Gazetarja kritike ndaj qeverisë u vra më 16 tetor 2017, me një autobombë në Maltë. Vrasja e saj shkaktoi indinjatë të thellë në mbarë botën. 53-vjeçarja ka zbuluar shu..

Read More »

Spanjë, Rajoy do përballet me një mocion mosbesimi

Aleati kryesor i kryeministrit konservator spanjoll, Mariano Rajoy, Ciudadanos, ka kërkuar që shefi i qeverisë të mbledhë “të thërrasë zgjedhje të parakohshme”, pas çështjes “Gurtel”, që dje ka dënuar për korrupsion Partinë Popullore të kryeministrit. Sekretari i Përgjithshëm i Ciudadanos, Manuel Villegas, ka thënë që legjislatura “ka përfunduar. Opozita e Spanjës do të sfidojë kryeministrin Mariano Rajoy me një mocion mosbesimi. Burime nga Partia Socialiste konfirmuan lajmin këtë të premte, një ditë pasi Gjykata Kombëtare dënoi dhjetra zyrtarë të Partisë Popullore për zhvillimin e një skeme korruptive prej miliona eurosh brenda kësaj force politike nën drejtimin e Rajoy. 29 ish-zyrtarë të Partisë Popullore dhe bashkëpunëtorë të tyre u dënuan me 351 vite burg në total për rolet e tyre në fondet e fshehta të partisë mes viteve 1999 dhe 2005. Një tjetër hetim penal në lidhje me çështjet e partisë nga viti 2005 pritet të fillojë në muajt në vijim. Nga ana e tij, lideri i opozitës spanj..

Read More »

Irlanda voton në referendum për ligjet e abortit

Në Irlandë mbahet sot referendumi për ligjet e abortit. Votimi do të vendosë nëse do të shfuqizohet një pjesë e Kushtetutës, e njohur si Amendamenti i Tetë, e cila ndalon përfundimin e shtatzënisë. Aktualisht, aborti lejohet vetëm kur jeta e një gruaje është në rrezik, por jo në raste të përdhunimit, incestit ose abnormalitetit fatal të fetusit. Votimet u hapën në orën 7:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 22:00. Amendamenti i Tetë është përfshirë në Kushtetutë pas një referendumi në vitin 1983 dhe ai e njeh “të drejtën për jetë të të palindurit”. 25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Siguria ‘online’, hyjnë në fuqi normat e reja të BE-së

Që prej ditës së sotme hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave. Rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave (GDPR) i jep qytetarëve të unionit më shumë të drejta për mënyrën se si përdoret informacioni i tyre personal. Kompanitë që punojnë në BE tani duhet të marrin leje mjaft të qartë nga përdoruesit për të mledhur informacionet e tyre personale, ose do të përballen me gjoba të rënda. Gjobat arrijnë deri në 20 milionë euro ose 4% e të ardhurave vjetore të kompanisë, që në rastin e Facebook do të ishin 2 miliardë euro. GDPR është një përpjekje e ligjvënësve evropianë që të kufizojnë fuqinë e kompanive të teknologjisë. Sipas rregullores së re, çdo qytetar i BE-së ka të drejtë të shohë se çfarë informacioni kanë për të kompanitë dhe ta fshijë këtë informacion. Leja për të përdorur të dhënat është një tjetër ndryshim. Formulari i zakonshëm a jeni dakord me kushtet që shfaqet kur hapim një shërbim në internet, zor se do të duket më, pasi ..

Read More »

Tetë gra akuzojnë aktorin Morgan Freeman për ngacmime seksuale

Një skandal i ri ka tronditur botën e spektaklit në SHBA. Aktori Morgan Freeman është akuzuar për ngacmime seksuale nga tetë gra. CNN ka publikuar dëshminë e viktimave të mundshme, mes ngacmimeve, komenteve dhe sjelljeve jo të përshtatshme që kanë ndodhur gjatë xhirimeve të filave të ndryshëm në 2017-ën dhe 2013-ën, duke dalë jashtë etikës profesionale. Përveç tetë grave, disa të tjera kanë konfirmuar për CNN se kanë asistuar në raste ngacmimesh nga ana e Freeman-it. Akuzat ndaj tij, i referohen të gjitha rasteve të episodeve të ngacmimeve të ndodhura në publik, në pani të dëshmitarëve dhe në disa raste edhe të telekamerave. Mes viktimave të pretenduara është një asistente prodhimi e filmit ‘Going in style’, e cila thotë se i ishte nënshtruar komenteve të përditshme lidhur me pamjen e saj, mesazheve të pakërkuara dhe prekjeve. Madje një herë Freeman kishte tentuar t’i ngrinte fundin. Ndërkaq, një pjesëtare e stafit të filmit ‘Now you see me’ rrëfen se aktori i njohur kryesisht për r..

Read More »

Bombë në restorantin indian në Kanada, 15 të plagosur

Të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur, tre në gjendje shumë të rëndë nga shpërthimi i një bombe artizanale në një restorant indian në Mississauga, Ontario, në Kanada. Lajmi bëhet i ditur nga CNN, i cili raporton se hetuesit janë vënë në ndjekje të dy personave me fytyrë të maskuar, të cilët dyshohen se kanë vendosur bombën dhe më pas janë larguar. 25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

OKB e shqetësuar pas anulimit të samitit SHBA-Kore e Veriut nga Trump

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump anuloi samitin bërthamor të parashikuar muajin e ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. “Unë jam thellësisht i shqetësuar nga anulimi i takimit të planifikuar në Singapor në mes të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Udhëheqësit të Koresë “, tha Gueterres pasi paraqiti axhendën e re të OKB-së për çarmatim në Gjenevë. “Unë u bëj thirrje palëve të vazhdojnë dialogun e tyre për të gjetur një rrugë”, ka shtuar Gueterres. Komentet e tij erdhën menjëherë pas njoftimit të Trump se ka anuluar takimin e tij me Kin Jong Un. 24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »